Gjermania rihap shkollat, por asgjë nuk është më si më parë (FOTO LAJM)

Gjermania ka vendosur të rikthejë në shkolla nxënësit por asgjë nuk do të jetë si më parë.

Fëmijëve ju është mësuar se si të praktikojnë distancimin social në orën e parë të mësimit. Dje në Dortmund, nxënësit u rreshtuan në distancë prej rreth 2 metrash në sheshin e lojërave.

Angela Merkel dje dha dritën jeshile për të gjitha shkollat gjermane të rihapen me masa të përshtatshme higjiene, me kohën e saktë që do të vendosen nga drejtuesit rajonalë.

Ndërkohë, instituti i lartë i sëmundjeve në Gjermani tha se niveli i infektimit kishte rënë nga 0.71 në 0.65, që do të thotë se epidemia po humbet ritmin.


Shtuar 8.05.2020 06:17