Bill Gates ka kujtuar edhe njëherë publikisht takimin e tij me Presidentin e Amerikës, Trump në 2016.
Sipas Gates, ai e ka paralajmëruar personalisht Trumpin për një pandemi të mundshme, por mendimi i tij nuk është dëgjuar shkruan albeu.com.
Filantropi miliarder ka shprehur keqardhjen e tij për situatën e krijuar, ndërsa shtoi se është penduar që nuk këmbënguli më shumë.
Gates tha që kriza COVID-19 është një nga gjërat më dramatike që ka kaluar në jetë.
Kujtojmë se në vitin 2015, Gates dha një paralajmërim publik për një pandemi të rrezikshme por u injorua. /albeu.com/