Franca për herë të parë regjistron 10 mijë raste me koronavirus

Franca ka raportuar 10,561 raste të reja me koronavirus përbrenda 24-orëve të fundit.

Një shifër e tillë rekord erdhi një ditë pasi kryeministri i vendit, Jean Castex, nuk pranoi të vendoste masa drakoriane izoluese për parandalimin e koronavirus, shkruajnë mediet britanike.

“Ne duhet të mësohemi të jetojmë me këtë virus, pa u kthyer në izolim total të vendit”, tha Castex.

Pasi arriti shifrën minimale prej 4,530 më 28 gusht, numri i njerëzve të shtruar në spital me Covid-19 po shkon përsëri drejt rritjes.

Sidoqoftë, numri i pacientëve të shtruar me spital, të infektuar me Covid-19, është gjashtë herë më i madh sesa në pikun e shpërthimit të të infektuarve, më 14 prill.

Rritja e infeksioneve ka prekur kryesisht të rinjtë që kanë më pak të ngjarë të zhvillojnë komplikime nga virusi.


Shtuar 13.09.2020 11:06