FOTO/ Ky është fenomeni i pazakontë që po ndodh shpesh në qiejt e Britanisë së Madhe

Një fenomen i çuditshëm është duke ndodhur sipas meteorologëve në qiejt e Britanisë së Madhe gjatë muajve të fundit.

Sipas tyre, vendi është përfshirë nga një mot thuajse tropikal, me shira të beftë, përmbytje, rrufe të shumta dhe temperatura ajri që arrijnë shpesh deri në 38 grade, raporton albeu.com

Siç shkruajnë mediat e ishullit, meteorologët flasin për “netë tropikale” të shpeshta në qiejt e Britanisë së Madhe gjatë muajve të fundit, ndërkohë që nga 1961 deri në 1995 ishin regjistruar vetëm 8 raste të ngjashme.

Meteorologët presin që ky mot të vijojë me shira të shumtë dhe sidomos rrufe. /albeu.com


Shtuar 11.08.2020 08:02