Festoi ditëlindjen pa e vrarë mendjen për COVID-19, babai i tij në rrezik për jetën pas infektimit

Një festë ditëlindjeje nuk ka shkuar aspak mirë për një familje të madhe, pasi 18 persona përfunduan të infektuar me COVID-19.

Festa, e cila u mbajt në North Texas në 30 maj bëri që dy gjyshër, në të 80-tat e tyre dhe një grua tjetër të përfundonin në spital.

Ron Barbosa, i cili është i martuar me një mjeke, nuk pranoi të merrte pjesë në parti për shkak të frikës nga COVID-19 por të tjerët e morën me zor pasi ishte e rëndësishme të shkonte në ditëlindje.

Vetëm pak ditë më pas fëmijët dhe të rriturit u sëmurën duke rrezikuar edhe jetën. Personi që kishte ditëlindjen po e përjeton shumë keq këtë ngjarje, pasi babai i tij është futur në intubim. /albeu.com/


Shtuar 26.06.2020 08:05