Koronavirusi ka shkaktuar një situatë të rëndë në Itali, ku vetëm ditën e djeshme u bë karantinim i gjithë vendit.
Ndërkohë, një grua është detyruar që të qëndrojë brenda në shtëpi me kufomën e burrit të saj, që humbi jetën nga koronavirusi. Sipas CNN, për shkak të masave të rrepta dhe karantinës në Itali, asaj nuk i lejohet të dalë nga shtëpia.
Burri, i cili ishte testuar pozitivisht për koronavirusin vdiq të hënën në orën 2 të mëngjesit me orën lokale.
“Po, është e vërtetë që ajo është akoma atje me trupin dhe ne nuk do të mund ta heqim deri të mërkurën në mëngjes”, tha kryebashkiaku Giancarlo Canepa.
Ai deklaroi se protokolli i karantinës thotë qartë se askush nuk lejohet t’i afrohet trupit. “Fatkeqësisht, ne kemi një protokoll sigurie që duhet ta ndjekim”, shtoi kryebashkiaku.