Shkon në 1441 numri i viktimave nga koronavirusi në Itali

Në vetëm 24 orë në Itali kanë humbur jetën 175 persona, duke e çuar në 1441 numrin e personave që kanë humbur jetën deri më tani.

Mediat italiane në raportin më të fundit bëjnë me dije se mbi 21 157 persona janë të konfirmuar të prekur nga koronavirusi, ndërsa është arritur që 1966 persona të shërohen.

Numri i pacientëve të kuruar në terapi intensive është 1518, ndërsa numri i personave të kuruar në struktura spitalore është 7860.

Pas Lombardisë rajoni i Emilia Romagnas ka numrin më të lartë me 241 viktima me koronavirus.


Shtuar 14.03.2020 17:42