Një tjetër tërmet i fuqishëm shkund Turqinë

Një tjetër tërmet i fortë ka goditur Turqinë perëndimore. Sipas Qendrës Europiane të Sizmiologjisë tërmeti ishte me magnitudë 5.0 ballë.

Epiqendra e këtij tërmeti ishte 18 km larg nga Kırkağaç me një thëllësi prej 2 km. Kjo lëkundje vjen pas tërmetit të se premtes me magnitudë 6.8 ballë që shkaktoi 41 viktima dhe mbi një mijë të plagosur.

Tërmeti i fundit është ndjerë edhe në Izmir ndërsa paraprakisht mediat turke nuk raportojnë për të plagosur apo viktima.


Shtuar 28.01.2020 11:54