COVID-19/ Plane për të udhëtuar drejt Italisë? Kemi lajme të këqija për ju

Nëse keni plane të udhëtoni drejt Italisë, kemi lajme të këqija për ju.

Situata e koronavirusit në Itali duket se nuk është aspak e mirë pasi gjendja e jashtëzakonshme mund të shtyhet shumë më gjatë se sa na e ka marrë mendja.

Kryeministri, Giuseppe Conte, tha se qeveria do ti propozojë parlamentit zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme deri në fund të janarit 2021.

Conte foli pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave të mërkurën për pandeminë duke thënë se situata mbetet kritike dhe kurba e infeksionit mbetet nën kontroll.

Ndërkohë kryeministri shtoi se nuk duhet të mungojë vëmendja nga shteti dhe qytetarët.

Që prej fillimit të pandemisë Italia ka regjistruar 314,861 raste infeksioni nga Covid 19, 35,894 viktima, ndërsa 227,704 persona janë shëruar. Aktualisht raste aktive janë 51,263.


Shtuar 1.10.2020 14:24