COVID-19 nuk është mposhtur: 300 000 banorë izolohen sërish në këtë shtet

COVId-19 nuk është zhdukur e as nuk është mposhtur. Në shumë shtete, infeksionet janë rritur ndjeshëm duke sjellë dhe riizolimin.

Banorët e 10 zonave në Melburn të Australisë, duke filluar nga dita e sotme i janë rikthyer karantinës.

300 000 banorët që jetojnë në 36 nga periferitë e qytetit, janë të detyruar të zbatojnë disa masa të rrepta, në tentativë për të frenuar përhapjen e rasteve të reja Covid.

Masat e reja parashikojnë që vetëm një prej pjestarëve të familjes mund të dalë nga shtëpia për të blerë produktet ushqimore dhe medikamentë mjekësore.

Kryeministrja e vendit tha se është e rekomanduar që shumë aktivitete të detyrojnë punonjësit që kanë mundësi, të munojnë nga shtëpia.

Melburni kohët e fundit ka patur një rritje të theksuar të rasteve të reja të infeksionit.

Vetëm ditën e martë u raportuan 73 të tilla. Në Australi deri tani janë regjistruar në total rreth 8000 të identifikuar pozitiv nga koronavirusi dhe 104 viktima.


Shtuar 1.07.2020 15:25