BJELLORUSI/ Opozita vazhdon presionin mbi Lukashenko

Dhjetëra mijëra njerëz kanë marshuar në kryeqytetin Minsk dhe qytete të tjera. Protesta masive ka nisur prej disa javësh kundër Presidentit Alexander Lukashenko.

Një numër i madh i forcave policore janë vendosur në zonat kryesore duke i bllokuar ato. Në një deklaratë të dhënë zyra e policisë ka bërë të ditur se rreth 250 janë arrestuar së fundmi.

Protestat kërkojnë që Z.Lukashenko të japë dorëheqjen pasi akuzohet për manipulim të gjerë të votave.

Mirëpo, lideri Bjellorus ka mohuar akuzat dhe akuzon kombet perëndimore për ndërhyrje.

Shumica e udhëheqësve të opozitës tani janë nën arrest ose në internim.

Përleshjet e dhunshme pas sondazhit çuan në mijëra arrestime dhe dolën detaje të rrahjeve të ashpra nga policia dhe mbipopullimit në qendrat e paraburgimit.

Z. Lukashenko ka thënë se ai mund të krijojë lidhje më të ngushta me Rusinë, aleatin e tij kryesor.

Në të paktën dy raste gjatë javëve të fundit, ai është fotografuar pranë rezidencës së tij në Minsk duke mbajtur një armë dhe duke qenë i rrethuar nga personeli i tij i sigursë të cilët ishin të armatosur.


Shtuar 13.09.2020 18:42