”Bir, do të fitosh”, djali i Vuçiç infektohet me COVID 19

Djali i presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiç ka rezultuar pozitiv ndaj pandemisë së koronavirusit.

Mësohet se Danilo Vuçiç kreu testin ditën e sotme dhe përgjigja ishte pozitive.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë presidenti në faqen e tij në Instagram.

“Danilo i im më tha se dorëzimi është një opsion. Fëmija im i parë u infektua me koronavirus dhe tabloja e tij klinike ishte e tillë që ai u pranua në Klinikën e Sëmundjeve Infektive. Bir, do të fitosh. Babi të do, të gjithë të duam”, shkroi Vuçiç.


Shtuar 8.04.2020 20:23