70 ditë në luftë, del me këngë e brohorima nga spitali pacienti i fundit në Whan (VIDEO)

Më në fund Kina po arrin të “izolojë” përhapjen e koronavirusit. Nga spitali i epiqendrës së tij, Whanit ka dalë sot pacienti i fundit i prekur nga virusi.

Në një video të bërë publike në rrjet shihet se si mjekët dhe infermierët këndojnë dhe festojnë pas suksesit të arritur. Ata nxjerrin nga spitali pacientin e fundit të shëruar nga koronavirusi.

Sipas autoriteteve numri i personave të prekur nga Covid-19 ka rënë në më pak se 20 persona në ditë.


Shtuar 11.03.2020 15:17