34 mijë raste të reja në 24 orë, SHBA në “luftë” me COVID-19

Shtetet e Bashkuara, më 24 qershor u shënuan 34,700 raste të reja. Kjo është shifra më e lartë që nga muaji prill.

SHBA-ja ka zgjeruar shkallën e testimit, por zyrtarët janë të shqetësuar me shifrat e reja, pasi numri i të infektuarve kishte një tendencë të rënies në muajin e fundit.

Guvernatori i Teksasit u bëri thirrje njerëzve që të qëndrojnë në shtëpi sepse shteti po përballet me një “shpërthim masiv” të virusit, ndërsa guvernatori i Arizonës u bëri thirrje njerëzve të vendosin maska.

Në Teksas, guvernatori Greg Abbott tha se mund të ketë nevojë për kufizime të reja lokale për të mos u ngarkuar spitalet me pacientë.

Kalifornia më 24 qershor raportoi më shumë se 7,000 raste të reja në një periudhë 24-orëshe, një rritje prej 25 përqind në krahasim me rekordin e vendosur javën e kaluar.

Shtetet amerikane, Nju Jork, Nju Xhersi dhe Konektikat, do t’iu kërkojnë vizitorëve nga qendrat e përhapjes së koronaviursit që të zbatojnë masën e karantinës 14-ditore, kanë thënë zyrtarët.

Guvernatorët e këtyre tri shteteve – që më parë kanë qenë vetë qendra të përhapjes së këtij virusi – kanë bërë të ditura masat e reja ditën e mërkurë.

Guvernatori i Nju Jorkut, Andreë Cuomo, ka thënë se nuk dëshiron që vizitorët e vendeve tjera të dërgojnë koronavirusin në vendin që ai udhëheq, pasi është punuar shumë për të ulur shkallën e transmetimit të virusit”.


Shtuar 25.06.2020 07:39