Ish-kryeministri Sali Berisha vijoi sot me akuzat për inceneratorët duke theksuar se pronari kryesor i atij të Tiranës, është kryebashkiaku Erion Veliaj.
Berisha thotë se Veliaj kaloi qëllimisht me firmën e tij miratimin e kontratës për djegësin e Tiranës për shkak se nuk kishte ⅗ e votave të nevojshme në Këshillin Bashkiak.
None found
“Veliaj nuk është myshteri i djegësit të Tiranës, por është pronari dhe hajduti kryesor në këtë vjedhje. Veliaj tha që përgjegjësi të mbajë ai që ka bërë gabimet. Aktet dhe firmat, nuk janë gabime por krime të rënda penale dhe mbajnë firmën e Veliajt. Rezulton se kontrata e djegësit të Erion Veliajt, e cila në 30 vite u kushton taksapaguesve rreth 1 miliardë euro, nga të cilat 450 janë pagesat për mbetjet e djegshme dhe 450 të tjera janë për dherat dhe inertet, pjesa tjetër janë të gjitha fitime që nxirren nga shitja e hekurit, letrës, etj. Kjo ngarkesë 30 vjeçare, 1 miliardë euro mbi shpatullat e taksapaguesve kalon vetëm me firmën e Veliajt, në dhunim të kushtetutës, pa miratimin e këshillit bashkiak. Kjo për faktin se ai nuk kishte ⅗ dhe miratimi në këshill i kësaj barre të rëndë kërkonte ⅗ e votave”, tha Berisha.
Sipas tij “Veliaj ka kryer një krim të shëmtuar se ka marrë përsipër të gjitha detyrimet e kontratës që nuk e ka kaluar në Këshillin Bashkiak. Në përgjigje të shkresës që i dërgon Gjiknuri, aso kohe ministria që duhet të bënte pagesat për djegësin, Veliaj shkruan “Bashkia pranon se është vënë në dijeni për detyrimet e kontratës dhe angazhohet për të gjitha detyrimet që rezultojnë si të tilla për Bashkinë e Tiranës duke përfshirë kryerjen e të gjitha pagesave sipas çmimit 29 euro për ton, pa tvsh, ose çdo çmimi të modifikuar në bazë të kontratës””.
Fushata e Frenkie de Jong në Kupën e Botës 2026 përfundoi në mënyrën më zhgënjyese të mundshme, pasi Holanda u…
Franca ka siguruar një vend në raundin e 16-të të Kupës së Botës, pasi mposhti bindshëm Suedinë me rezultat 3-0…
Tre prej të arrestuarve, mes tyre aktivisti Dritan Goxhaj janë liruar, dhe janë pritur me ovacione nga protestuesit para Komisaritit…
Dy aksidente rrugore janë regjistruar pasditen e kësaj të marte në Pogradec, brenda një harku të shkurtër kohor. Paraprakisht dyshohet…
Protestuesit e mbledhur në protestën e 31-të qytetare kanë paralajmëruar një tjetër aksion, duke bërë të ditur se nesër në…
Influencerja Dea Mishel Hoxha është përplasur virtualisht me deputetin socialist Erion Braçe, pas incidentit të ndodhur gjatë protestës së sotme,…