Bardhi: Rama frikacak që i fshihet! Në Kuvend kishte ardhur koka e inceneratorëve, bashkëpunëtori i Ahmetajt

Nga jashtë kuvnedit, kreu i grupit parlamentar të PD-së, gazment Bardhi u shpreh se sot në Kuvend kishte ardhur bashkëpunëtori i Arben Ahmetaj, personi i konsideruar nga njeriu më i afërt si koka e inceneratorëve.

Bardhi: Siç e patë, sot në Kuvend kishte ardhur bashkëpunëtori i Arben Ahmetaj, personi i konsideruar nga njeriu më i afërt si koka e inceneratorëve. Me një urdhër të paligjshëm, deputetët e opozitës u ndaluan të futen në Parlament.

Edhe ndaj deputetëve që nuk kishte masë disiplinore, Garda e Republikës me urdhër personal të Edi Ramës, një frikacak që i fshihet gjithmonë përballjes me qytetarët tentoi të lërë jashtë deputetët e opozitës. Besoj se vetëm në vende me regjime autoritare nuk lejohen deputetët të futen të ushtrojnë mandatin… e paimagjinueshme që deputetët duhet të shqyhen nga këmisha dhe kostumi që të futen në sallën plenare.