Dani Alvesh është në pritje të gjyqit i cili do të fillojë për të përcaktuar fajësinë apo jo të tij rreth akuzave për përdhunim që i janë ngritur nga një 23-vjeçare.
Së fundmi prestigjiozja “AS” ka publikuar dëshmitë e të resë, kushërirës dhe shoqes të cilat ishin të pranishme në 30 dhjetor në disko.
“Më kapi dorën dhe e vuri në pjesën e poshtme. Ai më tha të largoheshim bashkë dhe unë thashë jo. Fillova të frikësohesha shumë dhe mendova: ‘Po sikur të më hidhte diçka në pije? Po sikur t’i bënte diçka shoqes time? Mendova për gjithçka në një kohë të shkurtër. Më pas shkova së bashku me atë, por mendova se është një derë që të nxjerr në rrugë, ose është një zonë VIP ose një zonë tjetër në disko. Por ishte tualeti. Ishte një lavaman i vogël, kishte vetëm një tualet dhe për të larë duart. Aty mendoj se filloi tronditja ime, nuk kuptova asgjë dhe tentova të kthehesha, por ai tashmë e kishte mbyllur derën. Ai më shtriu në tokë, dhe unë isha në shok, nuk dija se çfarë po ndodhte”, deklaroi viktima.
Dëshmia e kushërirës dhe shoqes
“Pasi kishte ndodhur ngjarja e gjetëm të shtrirë në tokë. Ajo na tregoi që Alvesh e kishte lënduar shumë dhe se kishte shumë spermë brenda saj. Ajo na kërkoi që të iknim dhe nuk donte ta denonconte”.