A mund ta dalloni leopardin e kamufluar në këtë imazh?

A mund ta dalloni leopardin e fshehur në këtë foto?

Fotoja interesante me leopardin në imazh është bërë në Rajasthan, një shtet në Indinë veriore, nga fotografi Sudhir Shivaram.

Njerëzit me sy të mprehtë do të jenë në gjendje të dallojnë leopardin të kamufluar në rrethinën e tij, duke pritur për prenë e tij.

Sudhir, 43-vjeçar, kishte shpresuar të dallonte një nga leopardët masivë, pasi rajoni është i njohur për jetën e egër.

Sudhir tha: “Vendi është me të vërtetë i famshëm me leopardët për shkak të terrenit të tij shkëmbor”.

“Leopardi kishte dalë nga strofka e tij dhe po pushonte”.

Fotografi i kafshëve të egra mbajti distancën kur shkrepi fotografinë për sigurinë e tij.

“Unë e bëra foton me leopardin pak jashtë qendrës, kështu që është vërtet e vështirë ta gjesh”.


Shtuar 2.02.2023 17:20

Tags: ,