A ka marrëveshje me kryeministrin? Përgjigjet Lulzim Basha

Kryeopozitari Lulzim Basha mohon tw ketw njw marrwveshje me kryeministrin Rama.

Basha tha se ulja në një tryezë me kryeministrin Edi Rama, nëse këtë gjë e kërkon kreu i shtetit, “nuk i shërben të mirës së vendit”.

“Ulja me Ramën nuk i shërben vendit, i duhet të shkojë një orë e më parë në zgjedhje e të cojmë Ramën para drejtësisë, një orë e më parë drejt kutive të votimit” e këtë tha Basha opozita do e kërkojë “përmes të gjitha formave që janë në dispozicion të saj”.

I pyetur nëse ky konflikt është një lojë mes tij dhe kryeministrit Edi Rama dhe a ka marrëveshje mes tyre, Basha u shpreh:

“I vetmi i interesuar për t’i shpërndarë këto është vetë Rama dhe marrja e kohës së shqiptarëve me këto deklarata i shërben Ramës për të hequr vëmendjen nga vuajtja nga papunësia.

Nuk ka asnjë marrëveshje e asnjë komunikim mes meje dhe Ramës. Por një marrëveshje me popullin që ta clirojmë nga kjo tirani vendin e për të ndëshkuar Ramën.

Nuk e shoh parlamentin për mua s’ka parlament, aty është një landfill i republikës ku janë të gjithë plehrat e kombit, që votojnë koncesione korruptive nga mëngjesi në darkë”, tha Basha në abcnews.


Shtuar 22.05.2020 18:28