Njerëzit grumbull para derës së spitalit, ish-deputeti publikon fotot

Kandidati për deputet në listën e PD në Shkodër, Bardh Spahia, ka postuar në rrjetin social Fabebook një fotografi me të cilën denoncon situatën në Spitalin e Shkodrës.

Spahia publikon disa foto në faqen e tij të “Facebook”, ku shihen një numër i madh qytetarësh para spitalit, që presin në radhë për të marrë kujdes shëndetësor.

Mesazhi i Spahisë:

KJO ESHTE SHENDETESIA E RILINDUR E EDI RAMES!

Vazhdon rropatja e qytetarëve, që kanë nevojë për kujdes shëndetësor para spitalit rajonal të Shkodrës! Shikoni fluksin dhe rradhën që duhet të mbajnë në këto kushte ata që vijnë për hall këtu e jo për qejf.
Nuk është situatë e re, pasi konstatohet cdo ditë, edhe nga personeli shëndetësor, që përballet me këtë mbingarkesë. Braktisja e qytetarëve në nevojë është kaq flagrante, ndërsa Edi Rama rrit prodhimin e videove të propagandës për suksese virtuale e guxon të kërkojë edhe mandat të tretë.
Kjo është vetëm një pamje e rrënimit të shëndetësië në 8 vitet e rregjimit të Edi Ramës! Por ky problem e ka një zgjidhje, që po afron. #25 Prilli është mundësia për NDRYSHIM, për të patur një qeveri që u shërben qytetarëve e jo oligarkëve, që kujdeset për qytetarët e nuk i injoron ata.
#25Prill#ShqipëriaFITON🇦🇱✌️

 

Shtuar 18.03.2021 11:03