Një funksion i ri për forcimin e privatësisë së përdoruesve po përgatitet nga WhatsApp. Risia do të lejojë dërgimin e mesazheve tekstuale që hapen vetëm një herë dhe më pas fshihen në mënyrë automatike.
Të lidhura
None found
Kjo veçori është evidentuar në variantet testuese të aplikacionit për iPhone dhe Android. Pasi të shkruajnë tekstin, përdoruesit do të mund të aktivizojnë alternativën “Dërgo si mesazh që lexohet vetëm një herë”.
Mesazhi do të zhduket përfundimisht sapo të hapet nga marrësi, duke mos lejuar më kopjimin, përcjelljen ose shpërndarjen e tij. WhatsApp po zhvillon gjithashtu masa për të penguar fotografimin dhe regjistrimin e ekranit gjatë kohës që përmbajtja shfaqet.
Deri tani, mundësia që përmbajtja të zhdukej pas leximit të parë vlente vetëm për fotografitë, videot dhe mesazhet zanore. Zgjerimi i funksionit edhe te tekstet e afron WhatsApp me aplikacione të tjera komunikimi, përfshirë Meta Platforms, Telegram dhe platforma të tjera ku një opsion i tillë përdoret tashmë.
Ende nuk është bërë e ditur nga kompania se kur funksioni do të publikohet zyrtarisht për të gjithë përdoruesit. Megjithatë, prania e tij në versionet beta sinjalizon se mund të përfshihet në një përditësim të ardhshëm.
