Categories: tech

Teleskopi më i fuqishëm në botë zbulon vorbullat diellore që ndikojnë në Tokë

Falë teleskopit diellor më të fuqishëm në botë, shkencëtarët kanë siguruar pamje të sipërfaqes së Diellit me një qartësi të paarritur më parë. Fotografitë kanë bërë të mundur që, për herë të parë, të dallohen vorbulla të fuqishme në sipërfaqen e yllit tonë, të cilat kanë rol vendimtar në formimin e të ashtuquajturit mot hapësinor.

Të lidhura

None found

Vëzhgimet u realizuan përmes Teleskopit Diellor Inouye, që ndodhet në majat e Havait, ndërsa rezultatet e studimit u botuan në revistën shkencore Nature.

Studiuesit shpjegojnë se këto vorbulla lindin nga ndërveprimi mes gazrave me temperatura tepër të larta dhe fushës magnetike të Diellit. Lëvizjet rrotulluese shkaktojnë akumulimin e energjisë magnetike, e cila më vonë mund të çlirohet përmes shpërthimeve diellore ose nxjerrjeve masive të plazmës drejt hapësirës.

Fenomeni i identifikuar njihet si paqëndrueshmëria Kelvin-Helmholtz. Ai shfaqet kur dy shtresa fluide, në këtë rast gazra shumë të nxehtë, rrëshqasin pranë njëra-tjetrës dhe formojnë vorbulla në trajtë spirale.

Një mekanizëm i ngjashëm vërehet edhe në oqeane, ku valëzime të vogla mund të zhvillohen deri në dallgë të mëdha.

Dr. David Boboltz, nga Observatori Kombëtar Diellor i SHBA-së (NSO), deklaroi se Dielli është origjina e gjithë kësaj energjie dhe e motit hapësinor. Sipas tij, imazhet me rezolucion jashtëzakonisht të lartë do t’u japin mundësi shkencëtarëve t’i kuptojnë më qartë këto dukuri dhe, në të ardhmen, t’i parashikojnë ato.

Rëndësinë e gjetjes e nënvizoi edhe astronomi Dr. David Kuridze. Ai sqaroi se lëvizjet rrotulluese prodhojnë energji magnetike, e cila mund të akumulohet dhe më pas të shkaktojë shpërthime të mëdha.

Sipas Dr. Friedrich Woeger, zbulimi ofron ndihmë jo vetëm për të shpjeguar proceset që krijojnë motin hapësinor, por edhe për të kuptuar arsyen pse atmosfera e jashtme e Diellit arrin temperatura shumë më të larta se sipërfaqja e tij.

Ai shpjegoi se, pasi në shtresat e sipërme mblidhet energji e mjaftueshme, ajo mund të çlirohet si shpërthim diellor ose si nxjerrje koronale e masës.

Rëndësia e këtij zbulimi lidhet edhe me efektet që moti hapësinor mund të shkaktojë drejtpërdrejt në Tokë. Shpërthimet e fuqishme nga Dielli mund të cenojnë rrjetet elektrike, satelitët, komunikimet dhe sistemet e navigimit, si dhe të përbëjnë rrezik për astronautët që ndodhen në hapësirë.

Përveç vlerës praktike të këtyre vëzhgimeve, studiuesit theksojnë se Dielli vazhdon të jetë laboratori natyror më i afërt për shqyrtimin e ligjeve themelore të fizikës.

Dr. Boboltz tha se Dielli, si ylli më i afërt me ne, ndihmon në kuptimin e disa prej ligjeve bazë të universit. Ai kujtoi gjithashtu se prova e parë eksperimentale e teorisë së relativitetit të Albert Ajnshtajnit u sigurua përmes vëzhgimeve të një eklipsi diellor. /BBC

të fundit

Mourinho is not playing him, but Bernardo Silva could be Real Madrid’s solution

Bernardo Silva po kalon një periudhë të vështirë te Real Madridi, ku trajneri Jose Mourinho nuk po i jep hapësirën…

1 hour ago

VIDEO/ Head of Public Order and four police officers suspended after video of injured 19-year-old near Parliament

Policia e Shtetit ka pezulluar nga detyra katër efektivë dhe shefin e Rendit në Komisariatin e Policisë Nr. 1, nënkomisarin…

1 hour ago

Mourinho nuk po e aktivizon, por Bernardo Silva mund të jetë zgjidhja e Real Madridit

Bernardo Silva po kalon një periudhë të vështirë te Real Madridi, ku trajneri Jose Mourinho nuk po i jep hapësirën…

1 hour ago

VIDEO/ Pezullohet Shefi i Rendit dhe katër policë pas videos së 19-vjeçarit të dëmtuar pranë Parlamentit

Policia e Shtetit ka pezulluar nga detyra katër efektivë dhe shefin e Rendit në Komisariatin e Policisë Nr. 1, nënkomisarin…

1 hour ago

Ilir Alliu kundërshton vlerësimin për Ilir Dajën: Trajneri më i mirë duhet të jetë ai që ka fituar më shumë tituj

Ilir Daja Ish-lojtari i Kombëtares shqiptare, Ilir Alliu, pjesë e zakonshme e panelit të emisionit “Mega Sport” në A2 CNN,…

1 hour ago

UEFA cakton trupë shqiptare arbitrimi për sfidën Torreense–Sunderland, Xhaka përballet me një surprizë

Granit XhakaNë prag të ndeshjes Torreense – Sunderland, e vlefshme për fazën e grupeve të Europa League, UEFA, si institucioni…

1 hour ago