Categories: tech

Teleskopi më i fuqishëm diellor zbulon vorbullat që ndikojnë në motin hapësinor dhe Tokë

Një pamje e re dhe jashtëzakonisht e detajuar e sipërfaqes së Diellit ka zbuluar vorbulla të fuqishme, të cilat për herë të parë janë dokumentuar në këtë nivel. Shkencëtarët thonë se këto struktura kanë rol të rëndësishëm në formimin e motit hapësinor.

Të lidhura

None found

Vëzhgimet u realizuan përmes Teleskopit Diellor Inouye, i cili ndodhet në majat e Havait. Gjetjet e studiuesve janë botuar në revistën shkencore Nature.

Vorbullat formohen si pasojë e ndërveprimit mes gazrave me temperatura shumë të larta dhe fushës magnetike diellore. Përmes këtyre lëvizjeve mblidhet energji magnetike, e cila më vonë mund të çlirohet në shpërthime diellore ose në nxjerrje masive plazmeje drejt hapësirës.

“Dielli është burimi i gjithë kësaj energjie dhe i motit hapësinor”, deklaroi Dr. David Boboltz nga Observatori Kombëtar Diellor i SHBA-së (NSO). Ai vlerësoi se imazhet me rezolucion shumë të lartë do t’u mundësojnë studiuesve të kuptojnë më qartë këto procese dhe, në të ardhmen, t’i parashikojnë ato.

Rëndësinë e zbulimit e nënvizoi edhe astronomi Dr. David Kuridze. “Këto lëvizje rrotulluese krijojnë energji magnetike, e cila mund të grumbullohet dhe të shkaktojë shpërthime të mëdha”, tha ai.

Procesi i regjistruar nga teleskopi njihet si paqëndrueshmëria Kelvin-Helmholtz. Ai shfaqet kur dy shtresa fluide, në këtë rast gazra shumë të nxehtë, rrëshqasin pranë njëra-tjetrës dhe formojnë vorbulla spirale.

Një dukuri e ngjashme mund të shihet edhe në oqeane, ku valëzime të vogla mund të zhvillohen më pas në dallgë të mëdha.

Dr. Friedrich Woeger shpjegoi se zbulimi ndihmon në kuptimin e mekanizmave që krijojnë motin hapësinor, por edhe në sqarimin e arsyes pse atmosfera e jashtme e Diellit ka temperatura shumë më të larta se sipërfaqja e tij.

“Kur në shtresat e sipërme grumbullohet energji e mjaftueshme, ajo mund të çlirohet si një shpërthim diellor ose si një nxjerrje koronale e masës”, u shpreh ai.

Rëndësia e këtij zbulimi lidhet edhe me pasojat që moti hapësinor mund të ketë në Tokë. Shpërthimet e fuqishme diellore mund të prekin rrjetet elektrike, satelitët, sistemet e komunikimit dhe të navigimit, si dhe të përbëjnë rrezik për astronautët që ndodhen në hapësirë.

Për studiuesit, Dielli është gjithashtu laboratori natyror më i afërt për ekzaminimin e ligjeve themelore të fizikës.

“Është ylli ynë më i afërt dhe na ndihmon të kuptojmë disa nga ligjet bazë të universit”, tha Dr. Boboltz. Ai kujtoi se prova e parë eksperimentale e teorisë së relativitetit të Albert Ajnshtajnit u arrit përmes vëzhgimeve të një eklipsi diellor. /BBC

të fundit

Pope Leo XIV diagnosed with lung adenocarcinoma, Vatican confirms successful surgery

Papa Leoni XIV është diagnostikuar me kancer në mushkëri, pas një ndërhyrjeje kirurgjikale për heqjen e lobit të poshtëm të…

4 minutes ago

Tabaku after protest in Tirana: The system submits to the powerful and strikes at the weak

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar pas protestës së zhvilluar sot në Tiranë, duke publikuar në rrjetet sociale…

4 minutes ago

Maqedonci: Artificial intelligence in warfare must not replace human responsibility

Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, ka marrë pjesë si folës në panelin “The Battle for Democracy in the…

5 minutes ago

Kosovo government to meet tomorrow, with ten items on the agenda

Qeveria e Republikës së Kosovës do të mbajë nesër mbledhje.  Sipas rendit të ditës, në këtë mbledhje janë paraparë për…

6 minutes ago

Papa Leoni XIV diagnostikohet me adenokarcinomë në mushkëri, Vatikani konfirmon suksesin e operacionit

Papa Leoni XIV është diagnostikuar me kancer në mushkëri, pas një ndërhyrjeje kirurgjikale për heqjen e lobit të poshtëm të…

6 minutes ago

Brajan Gruda shënon eurogol dhe i dhuron RB Leipzigut fitoren ndaj PSV-së

Ylli shqiptar Brajan Gruda ia ka siguruar fitoren RB Leipzigut në përballjen ndaj PSV-së në Ligën e Kampionëve.Skuadra gjermane triumfoi…

6 minutes ago