Unitree, kompania kineze e robotikës, ka zbuluar një robot humanoid që, sipas saj, është në gjendje të tejkalojë në shpejtësi Usain Bolt, njeriun më të shpejtë të regjistruar ndonjëherë, si dhe të kërcejë deri në 2 metra nga vendi.
Të hënën, Unitree Robotics bëri të ditur se roboti me emrin “Superman” regjistroi një shpejtësi kulmore prej 12.66 metrash në sekondë, afërsisht 45.6 kilometra në orë. Këmbët e tij janë 0.85 metra të gjata.
None found
Kompania thotë se për krijimin e tij u deshën pak më shumë se tre muaj, ndërsa aftësitë e robotit mund të avancohen më tej.
Ky demonstrim zhvillohet teksa kompanitë në Kinë konkurrojnë për ndërtimin e robotëve humanoidë që realizojnë manovra gjithnjë më komplekse dhe me ritëm më të lartë.
Në një deklaratë tjetër të publikuar gjatë këtij muaji, Unitree njoftoi se ka prodhuar rreth 18 mijë robotë humanoidë dykëmbësh.
Unitree u themelua në vitin 2016 dhe selinë e ka në Hangzhou. Kompania tashmë renditet ndër prodhuesit kryesorë botërorë të robotëve autonomë humanoidë dhe katërkëmbësh.
Roboti i ri u prezantua vetëm pak kohë përpara ofertës fillestare publike të aksioneve (IPO) të Unitree, e cila është parashikuar për të mërkurën në STAR Market, tregu teknologjik i Bursës së Shangait.
Real Madridi po përgatit një ankesë zyrtare ndaj kartonit të dytë të verdhë të Jude Bellinghamit, të cilin mesfushori anglez…
Ditën e sotme, ka pasur tensione në protestë. Protestuesit hedhin molotovë dhe kapsolla para Kryeministrisë! Policia përdor spraj me piper…
Ditën e sotme, qytetarët janë mbledhur edhe në një protestë kombëtare kundër qeverisë, duke kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama.…
Përmes një mesazhi prekës, Marjonela Krosi, bashkëshortja e 34-vjeçarit Briken Tuci, i cili u godit dje me ujë nga autoboti…
Ndërmarrja publike për mirëmbajtjen dhe mbrojtjen e rrugëve nacionale dhe rajonale ka punuar në mënyrë aktive për të ruajtur sigurinë…
Atletico Madridi ka nisur të shqyrtojë alternativat për një zëvendësues të mundshëm të Julian Alvarezit, në rast se sulmuesi argjentinas…