Categories: sport

Real Madridi synon të kundërshtojë përjashtimin e Bellinghamit, pretendon se pamjet e VAR-it nuk ishin të plota

Real Madridi po përgatit një ankesë zyrtare për kartonin e dytë të verdhë që Jude Bellingham mori në humbjen 2-1 ndaj Alavesit. Drejtuesit e klubit besojnë se pamjet nga një kënd tjetër i kamerave mund të vërtetojnë se pati kontakt ndaj mesfushorit anglez.

Sipas mediumit spanjoll AS, klubi madrilen është i pakënaqur me vendimin e gjyqtarit Cesar Soto Grado dhe po shqyrton paraqitjen e ankesës për të kundërshtuar përjashtimin.

Të lidhura

None found

Në minutën e 88-të, fillimisht u akordua penallti për Real Madridin. Pas shqyrtimit të rastit me VAR, gjyqtari e ndryshoi vendimin dhe i dha Bellinghamit kartonin e dytë të verdhë për simulim.

Mesfushori e kishte marrë kartonin e parë të verdhë në minutën e 74-të, pasi protestoi ndaj një vendimi të gjyqtarit.

Real Madridi pretendon se gjyqtarit nuk iu shfaqën pamjet më të qarta të aksionit, të cilat, sipas klubit, tregojnë kontakt mes Bellinghamit dhe mbrojtësit të Alavesit.

Përjashtimi pritet t’i sjellë anglezit një ndeshje pezullim, ndaj ai rrezikon të mungojë të mërkurën kundër Real Sociedadit në La Liga.

Ankesa e klubit do të përqendrohet te kartoni i dytë i verdhë, me synimin që vendimi për përjashtimin e Bellinghamit të rishqyrtohet.

të fundit

Shpaloset banderola në shkallët e Kryeministrisë/ Hidhen fishëkzjarrë dhe molotov drejt godinës

Ditën e sotme, ka pasur tensione në protestë. Protestuesit hedhin molotovë dhe kapsolla para Kryeministrisë! Policia përdor spraj me piper…

3 minutes ago

National protest against the government: Citizens march toward the Prime Minister’s Office

Ditën e sotme, qytetarët janë mbledhur edhe në një protestë kombëtare kundër qeverisë, duke kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama.…

4 minutes ago

Hit by a water cannon during protest, wife calls for justice: Briken is fighting for his life at the Trauma Hospital

Përmes një mesazhi prekës, Marjonela Krosi, bashkëshortja e 34-vjeçarit Briken Tuci, i cili u godit dje me ujë nga autoboti…

4 minutes ago

Roads of Macedonia: Restrictions on heavy vehicles lifted

Ndërmarrja publike për mirëmbajtjen dhe mbrojtjen e rrugëve nacionale dhe rajonale ka punuar në mënyrë aktive për të ruajtur sigurinë…

5 minutes ago

Atletico Madridi shqyrton pesë alternativa në rast të largimit të Julian Alvarezit

Atletico Madridi ka nisur të shqyrtojë alternativat për një zëvendësues të mundshëm të Julian Alvarezit, në rast se sulmuesi argjentinas…

25 minutes ago

Samsung synon të prezantojë robotin e parë humanoid në janar 2027

Samsung Electronics po përgatitet të hyjë në garën globale të robotëve humanoidë, duke planifikuar prezantimin publik të prototipit të saj…

26 minutes ago