Snapchat mund ta largojë opsionin e mesazheve që zhduken pas një kohe

Të gjithë ata që e shfrytëzojnë rrjetin social Snapchat, për të komunikuar nëpërmjet mesazheve që zhduken pas një kohe, ka një lajm jo të mirë.

Mundësia përmes së cilës, humbnin mesazhet e shkëmbyera, mund të mos ekzistojë pas nëj kohe të shkurtër, transmeton Telegrafi.

Reuters raporton se Snapchat do ta largojë opsion, në favor të postimeve sa më të hapura dhe popullarizimit të platformës.

Sistemi i ri, pritet t’i sjellë këtij rrjeti social më shumë bashkëpunime me median, që nënkupton edhe më shumë reklama dhe përfitime. Asgjë nuk do të përbëhet publike pa dijenisë e shfrytëzuesit, nëse nuk e zgjedhin vetët opsionin “Our Stories”.

Mirëpo, ky veprim do ta humbte efektin kryesor dhe ndër më të rëndësishmit, që e ka popullarizuar shumë që kush është lansuar.


Shtuar 31.01.2019 22:25