Përdorimi i TikTok nga fëmijët, 5 gjëra që duhet ti dinë prindërit

Me aplikacionin që u bë mjaft popullor vitet e fundit, prindërit sot janë më të shqetësuar se kurrë të dinë më tepër rreth tij.

Përdorimi i TikTok nga fëmijët, 5 gjëra që duhet ti dinë prindërit
Nëse ju pyesim tani sesa aplikacione janë në telefonin e fëmijës suaj, a mund të na përgjigjeni saktësisht? Madje a keni dijeni? Sipas Backlinko, numri i përgjithshëm i shkarkimeve të TikTok ka arritur në 3 miliardë, duke u bërë aplikacioni më i shkarkuar i 2021. Si një prind të qëndrosh i informuar për sasinë e informacionit, medias, trendëve dhe zhurmës online që specifikisht ka në shënjestër fëmijën tuaj, mund të duket dërrmues dhe deri diku e pamundur.

Për fat të mirë ekzistojnë aplikacione për kontroll prindëror dhe kufizime të moshës në përdorimin e aplikacioneve të panumërta nga fëmijët. Nganjëherë aplikacione që duket të padëmshme siç janë Instagram dhe Snapchat mund të shkaktojnë probleme për fëmijët.

TikTok është një prej këtyre aplikacioneve. Është një rrjet social me videon në zemër të tij dhe përdoruesit mund të regjistrojnë vetveten duke kënduar këngë popullor, të shtojnë efekte dhe ti ndajnë ato me përdorues të tjerë.

Në 2022 pritet që TikTok të tejkalojë 1.5 miliardë përdorues aktivë duke kaluar Facebook, Instagram, Snapchat apo YouTube. TikTok në të vërtetë është versioni i dytë i aplikacionit. Origjinali kishte një emër Musical.ly dhe u ble nga kompania Kineze Bytedance në 2017-ën duke kaluar nëpër një ribrandim të plotë.

Musical.ly pati problemet e veta gjatë historisë 3 vjeçare të tij. Ndërsa aplikacioni TikTok vlerësohet si i përdorshëm për moshat 16+, Musical.ly konsiderohej i përdorshëm edhe për 12+.

Me aplikacionin që u bë mjaft popullor vitet e fundit, prindërit sot janë më të shqetësuar se kurrë të dinë më tepër rreth tij.

5 gjëra që prindërit duhet ti dinë për TikTok

A është Tiktok i sigurte për fëmijët?

Më përpara të gjitha llogaritë TikTok ishin publike pavarësisht moshës së përdoruesit duke e lënë fëmijën të hapur ndaj mesazheve direkt apo ndërveprimit nga të huajt. Me përditësimin e ri të 2021, llogaritë e përdoruesve 13-15 vjeç me tu hapur janë automatikisht private. Gjithashtu videot e krijuara prej përdoruesve nën 16-vjeç nuk shkarkohen vetëm nëse përdoruesit ndryshojnë konfigurimet.

Sipas TikTok vetëm një ndjekës që i është dhënë akses nga përdoruesi mund të shohë videot e tyre.

Njëlloj si me platformat e tjera të medias sociale, përmbajtja është e përzier. Megjithatë kryesisht bazohen në muzikë dhe video, me skena kërcimi apo veshje si përmbajtjet e vetme për të mëdhenjtë.

Por aplikacioni inkurajon disa tema të cilat janë për mosha më të mëdha sesa vlerësimi 16+ sugjeron. Me një kërkim të shpejtë hashtagu, fëmija juaj ka akses në përmbajtje për të mëdhenjtë.

Cili është limit i moshës së TikTok?

Një përdorues minimalisht duhet të jetë 13 vjeç. Por duhet theksuar se TikTok nuk përdor asnjë mjet verifikimi kur një përdorues i ri regjistrohet. Kjo do të thotë se fëmija juaj mund të regjistrohet me një llogari të re pa dijeninë tuaj dhe të ketë akses në përmbajtje të papërshtashme për ta dhe pa asnjë kufizim.

Çfarë janë kontrollet prindëror të TikTok?

Me një funksionalitet të quajtur “Family Pairing”, prindërit mund të lidhin llogarinë e fëmijës së tyre me të llogarinë e tyre dhe të kontrollojnë mesazhet direkt, kohën e përdorimit, të aktivizojnë ose çaktivizojnë kufizimin e përmbajtjes nga telefoni.

Prindërit gjithashtu marrin njoftim nëse konfigurimet janë ndryshuar nga telefoni i fëmijës së tyre. Një prej funksioneve më të admiruara të aplikacioni është opsioni “Digital Wellbeing.” Duke aktivizohet, ky opsion kufizon kohën e përdorimit të aplikacionit.

Kështu prindërit vendosin kufizime mbi llogarinë e fëmijës. Gjithashtu bllokon videot e raportuara si të papërshtatshme. Diçka që duhet mbajtur mend është se jo të gjitha materialet janë raportuar siç duhet dhe ndonjë gjë mund të shpëtojë.

A ndikon TikTok në shëndetin mendor të fëmijës?

Ndërsa TikTok është i mrekullueshëm për socializim dhe mund të shërbejë si hapësirë kreative për fëmijën tuaj, mund të ketë edhe efekte të dëmshme. Si çdo platformë tjetër e medias sociale, postimi i videove dhe fotove e lë fëmijën tuaj të hapur ndaj reagimeve dhe komenteve negative apo fyese.

Një gjë e tillë mund të rezultojë me impakt negativ tek fëmija, besimi dhe imazhi i trupit të tij. Në disa raste mund të çojë në depresion, ankth, e madje çrregullime të ushqyerjes si anoreksi dhe bulimi. Ndërsa këto janë raste ekstreme, përdorues të rinj apo influencë janë shprehur vazhdimisht të shqetësuar nga komentet negative që marrin dhe sesi ndikon në jetën e tyre të përditshme.

A grumbullon TikTok të dhëna?

Pavarësisht se kjo nuk është diçka e re dhe të gjitha aplikacionet e medias sociale ndjekin një praktikë të tillë, vlen të rikujtohet vazhdimisht. Në faqen e privatësisë së TikTok thuhet: “Ne ndajmë të dhëna me ofrues shërbimesh nga palë të treta tek të cilët mbështetim për tju ofruar juve platformën. Këto ofrues janë kompanitë e shërbimeve cloud apo ofrues të shërbimeve IT. Ne gjithashtu ndajmë informacionin tuaj me partnerët e biznesit, reklamuesit, analistët dhe motorë kërkimi.”

Një gjë që ata nuk e përmendin është se edhe kur aplikacioni nuk po përdoret, grumbullon të dhëna. Nëse fëmija juaj kopjon dhe ngjit informacione sensitive si fjalëkalime apo biseda private, TikTok e ruan këtë informacion.

Për përdoruesit e iPhone, përditësimi në versionin e fundit të iOS duhet ta adresojë këtë shqetësim. /PCWorld Albania/


Shtuar 19.02.2022 15:55