Pas marrëveshjes historike të Metës, ja çfarë do të ndryshojë për adoleshentët

Meta ka rënë dakord të mërkurën të paguajë deri në 18 miliardë dollarë dhe të vendosë masa të reja kufizuese për përdoruesit adoleshentë të Facebook dhe Instagram. Marrëveshja synon t’i japë fund padive që e akuzojnë kompaninë se i ka ndërtuar platformat në mënyrë të qëllimshme për të krijuar varësi te fëmijët dhe për të ndikuar negativisht në shëndetin e tyre mendor.

Të lidhura

None found

Pakti, i arritur me pothuajse të gjitha shtetet e SHBA-së dhe disa territore, mbyll një proces të rëndësishëm federal, si edhe çështje të tjera të ngritura në nivel shtetëror. Në të njëjtën kohë, ai mund të shërbejë si model për marrëveshje të ngjashme që përfshijnë TikTok, YouTube dhe Snapchat.

Çfarë akuzash u ngritën ndaj Metës?

Shtetet pretenduan se Meta përdorte elemente si lëvizja e pakufizuar në përmbajtje, njoftimet e shpeshta, shfaqja e numrit të “pëlqimeve” dhe rekomandimet e përshtatura për të mbajtur fëmijët sa më gjatë online dhe për të rritur të ardhurat nga reklamat.

Sipas padive, kompania e dinte se produktet e saj mund të dëmtonin shëndetin mendor të përdoruesve të rinj, por u kishte dhënë prindërve dhe publikut një pasqyrë mashtruese për nivelin e sigurisë së këtyre platformave.

Çështja nuk lidhej vetëm me postimet e dëmshme të publikuara nga përdoruesit. Autoritetet vunë në shënjestër edhe mënyrën e projektimit të Facebook dhe Instagram, si dhe sistemet që Meta përdorte për të përzgjedhur, shfaqur dhe promovuar përmbajtje te fëmijët.

Shtetet argumentuan se këto mekanizma mund t’i ekspozonin të rinjtë ndaj materialeve që nxisnin çrregullimet e të ngrënit, vetëlëndimin dhe vetëvrasjen.

Meta i ka mohuar akuzat, duke theksuar se ka investuar ndjeshëm në sigurinë e përdoruesve të rinj. Kompania ka kundërshtuar gjithashtu pretendimin se varësia nga mediat sociale përbën një gjendje psikiatrike të njohur zyrtarisht.

Marrëveshja e mbylli procesin gjyqësor pa u dhënë një vendim. Meta nuk pranoi se kishte shkelur ligjin, ndaj pakti nuk përbën një konstatim gjykate se kompania ka kryer shkelje.

Kalifornia, Kolorado, Kentucky dhe New Jersey, katër shtetet që ishin pjesë e gjyqit federal, pritej të kërkonin gjoba prej afro 200 miliardë dollarësh.

Në bazë të marrëveshjes së zgjeruar, Meta do të paguajë në mënyrë të garantuar rreth 12.7 miliardë dollarë përgjatë 10 viteve. Një shumë shtesë prej 5.3 miliardë dollarësh do të varet nga miratimi i masave të ngjashme mbrojtëse nga platformat e tjera të mëdha dhe nga përmbushja e kushteve përkatëse të pagesës.

Çfarë masash do të zbatohen për adoleshentët?

Përdoruesit nën 18 vjeç në shtetet dhe territoret pjesëmarrëse të SHBA-së do të kenë një kufi të përbashkët prej dy orësh përdorim në ditë për Facebook dhe Instagram. Prindërit do të mund të japin leje për kohë shtesë, ndërsa komunikimi përmes mesazheve direkte nuk do të përfshihet në këtë llogaritje.

Feed-et, Stories, Explore dhe Reels, së bashku me pjesën më të madhe të funksioneve të platformave, do të mbyllen automatikisht nga mesnata deri në orën 6 të mëngjesit. Mesazhet do të vazhdojnë të jenë të aksesueshme gjatë këtij intervali.

Njoftimet push do të vendosen kryesisht në heshtje nga ora 22:00 deri në orën 7:00 të mëngjesit. Ato do të kufizohen gjithashtu gjatë orarit mësimor, nga ora 8:00 deri në orën 15:00, gjatë ditëve të javës dhe vitit shkollor.

Pas 15 minutash përdorimi të pandërprerë, Meta do të shfaqë “pauza produktive”. Përkujtues të tjerë do të shfaqen kur përdorimi i kombinuar ditor të arrijë në 60 dhe 90 minuta.

Për adoleshentët, numri i dukshëm i “pëlqimeve” dhe reagimeve do të fshihet automatikisht. Kompania do të ruajë edhe ndalimin e filtrave që simulojnë ndërhyrje kirurgjikale estetike, ndërsa kufizimi do të zgjerohet edhe te filtrat e cilësuar si “grimazh ekstrem”.

Meta do të vazhdojë të shtrëngojë rregullat për përmbajtjet që lidhen me ngacmimin, çrregullimet e të ngrënit, vetëvrasjen dhe vetëlëndimin.

Edhe mjetet e kontrollit prindëror do të zgjerohen. Prindërit do të marrin të dhëna për llogaritë dytësore dhe për tentativat për të ndryshuar cilësimet e sigurisë.

Kompania do të përdorë masa më të forta për verifikimin e moshës, me synimin për të identifikuar përdoruesit e rinj që regjistrohen gabimisht si të rritur.

Megjithatë, mbetet pa përgjigje pyetja nëse ulja e kohës së kaluar online mjafton, ndërkohë që sistemet që përcaktojnë përmbajtjen e parë nga të rinjtë mbeten kryesisht të pandryshuara.

A do të ndryshohen algoritmet e Metës?

Marrëveshja nuk e detyron Metën të heqë dorë nga rekomandimet e personalizuara, reklamat e targetuara apo algoritmet që mbështesin burimet kryesore të të ardhurave të saj.

Adoleshentët, megjithatë, do të kenë mundësinë të zgjedhin një burim kronologjik dhe jo të personalizuar, ku shfaqen postimet nga llogaritë që ndjekin. Prindërit që përdorin mjetet e mbikëqyrjes së Metës do të mund ta vendosin këtë burim si zgjedhjen fillestare për fëmijët e tyre.

Luajtja automatike do të mund të çaktivizohet nga adoleshentët, ndërsa prindërit do të kenë mundësi të kërkojnë që ky funksion të qëndrojë i fikur.

Kritikët thonë se ruajtja pothuajse e pandryshuar e sistemeve të rekomandimit lë pa prekur një prej faktorëve kryesorë që nxit angazhimin dhe ekspozimin ndaj materialeve potencialisht të dëmshme.

Si rrjedhojë, marrëveshja u jep familjeve më shumë kontroll mbi rekomandimet, por nuk ndryshon në themel modelin e biznesit të Metës, i cili mbështetet te algoritmet.

Pse marrëveshja shihet si precedent?

Rasti vë në pikëpyetje qëndrimin e vjetër se kompanitë e mediave sociale janë vetëm ofruese platformash dhe se përgjegjësia për përdorimin e tyre u takon ekskluzivisht përdoruesve.

Duke vendosur kufizime mbi funksionet që nxisin angazhimin, marrëveshja tregon se dizajni i një platforme mund t’i nënshtrohet masave ligjore mbrojtëse kur përdoruesit janë fëmijë, edhe pse Meta nuk ka pranuar se ka shkaktuar dëm.

Pakti trajton si kohëzgjatjen e përdorimit të mediave sociale nga adoleshentët, ashtu edhe disa prej veçorive të përmbajtjes dhe dizajnit me të cilat ata përballen online.

Përmasat financiare të marrëveshjes janë të mëdha. Meta ka pranuar të paguajë të paktën 12.7 miliardë dollarë dhe deri në 18 miliardë dollarë gjatë një periudhe 10-vjeçare.

Pjesa më e madhe e kushteve do të jetë në fuqi për 10 vjet. Për pesë vjet, një auditor i pavarur do të kontrollojë çdo vit respektimin e marrëveshjes nga Meta dhe do t’u raportojë shteteve pjesëmarrëse.

Çfarë pasojash mund të ketë për TikTok, YouTube dhe Snapchat?

Struktura e marrëveshjes synon të nxisë platformat e tjera të mëdha të vendosin masa të ngjashme.

Rreth 5.3 miliardë dollarë nga shuma potenciale prej 18 miliardë dollarësh që Meta mund të paguajë varen nga miratimi në nivel industrie i masave të krahasueshme mbrojtëse dhe nga pagesat përkatëse të TikTok dhe YouTube.

Nëse Snap, TikTok dhe YouTube miratojnë masa të njëjta mbrojtëse, kufiri i përbashkët ditor prej dy orësh për platformat e Metës do të zëvendësohej me një limit prej 60 minutash në secilën prej tyre. Në të njëjtin rast, kufizimi i natës do të zgjerohej nga intervali mesnatë-6 të mëngjesit në atë 22:00-7:00.

Marrëveshja nuk i detyron drejtpërdrejt kompanitë e tjera të zbatojnë këto masa. Ato vazhdojnë të përballen me padi dhe presion nga rregullatorët për mënyrën se si trajtojnë përdoruesit e rinj.

Megjithatë, shtetet tashmë kanë një kornizë që mund ta kërkojnë në marrëveshjet e ardhshme, duke shtuar presionin ndaj kompanive të mediave sociale për të marrë përgjegjësi më të madhe për projektimin e produkteve që përdoren nga fëmijët.

Marrëveshja nuk pritet ta mbyllë debatin për sigurinë e adoleshentëve në internet. Rëndësia e saj do të varet nga efektiviteti i kufizimeve dhe nga fakti nëse platformat konkurruese do të vendosin masa të ngjashme./ AA.


Shtuar 28.08.2026 22:37

sultanbeyli escortextrabetAnkara escortmarsbahis girişcasibomcasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahisMarsbahisMarsbahisonwinjojobetcasinofastcasibomcasibomcasibomcasibomjojobetjojobetJojobetpusulabetpusulabetholiganbetHoliganbetmatbetmarsbahisgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetligobetroyalbetjojobetjojobetjojobet girişMarsbahis GirişbetasusJojobetjojobethttps://x.com/HorizonsLeParticasibom girişHoliganbetjojobetjojobet girişsekabetmarsbahismarsbahis giriş