Elon Musk pëlqen të ketë një fokus, dhe këtë vit, duket se mund të jenë robotët.
Ai u tha investitorëve në një thirrje të Tesla-s, se planet e tij të reja për robotë kishin “potencialin për të qenë më domethënës se biznesi i automjeteve, me kalimin e kohës”.
Sipas tij, robotët do të jenë gjërat më të rëndësishme për të cilat Tesla ka punuar këtë vit.
Roboti në fjalë, pjesë e një projekti të quajtur Optimus, u shfaq vitin e kaluar, nga një njeri me kostum roboti që kërcente në skenë, shkruan BBC.
I quajtur Tesla Bot, roboti do të përdorë të njëjtat sisteme të inteligjencës artificiale (AI) që ndihmuan në fuqizimin e automjeteve Tesla.
Megjithatë, asnjë prototip nuk është bërë ende.