Njihuni me trenat më të shpejtë në botë për vitin 2022 (FOTO LAJM)

Në një kohë që bota po përballet me ndryshimet klimatike, udhëtarët po përpiqen gjithnjë e më shumë të gjejnë mënyra më ekologjike për të lëvizur.

Megjithatë, derisa këto alternativa të bëhen reale, transporti hekurudhor i shpejtë po shihet si zgjidhja më efektive, por edhe më e preferuar e udhëtarëve.

Që nga vitet 1980, qindra miliarda dollarë janë investuar për hekurudhat dhe trenat me shpejtësi të lartë. Në dekadën e fundit, Kina është bërë lideri i padiskutueshëm botëror, duke ndërtuar një rrjet hekurudhor prej 38 000 kilometrash që arrin pothuajse në çdo cep të vendit.

Spanja, Gjermania, Italia, Belgjika dhe Anglia, po zgjerojnë sakaq edhe më shumë rrjetin e tyre. Në vitin 2018, Afrika realizoi hekurudhën e saj të parë me shpejtësi të lartë, me hapjen e linjës Al Boraq – Marok. CNN Travel, rendit në fotogalerinë , vendet ku mund të udhëtoni me trenat më të shpejtë në botë, në vitin 2022.

Trenat CR400 “Fuxing” në Kinë, udhëtojnë me një maksimum prej 350 km/orë, por kanë arritur me sukses edhe shpejtësinë 420 km/orë, gjatë një prove.
Të njohur si “White Worms”, Intercity-Express në Gjermani, kanë një shpejtësi prej 300 km/orë, por janë të autorizuar të arrijnë deri në 330 km/orë.
Grande Vitesse: Rrjeti evropian i shpejtësisë së lartë, ka linja që udhëtojnë nga Parisi në Lion, Marsejë, Bordo, Strasburg, Bruksel dhe Londër me trena që lëvizin deri në 320 km/orë në disa rrugë.
Trenat Shinkansen të Japonisë, e njohën botën me udhëtimin modern hekurudhor me shpejtësi të lartë. Shumica e Shinkansen, aktualisht, operojnë me një maksimum prej 300 km/orë, por disa arrijnë edhe 320 km/ orë.
Alta Velocidad Spanjë, zakonisht operon me një maksimum prej 310 km/orë, por në korrik 2006 theu rekordin spanjoll të shpejtësisë hekurudhore me 404 km/orë.
enat KTX të Koresë së Jugut mund të funksionojnë deri në 330 km/orë. Bazuar në teknologjinë franceze TGV, ata kanë përgjysmuar kohën e udhëtimit Seul-Busan nga katër orë në vetëm dy orë e 15 minuta.
Super i shpejtë: Kina po udhëheq botën me shërbimet e trenave super të shpejtë.
Hekurudha me shpejtësi të lartë Haramain e Arabisë Saudite, lidh qytetet e shenjta të Mekës dhe Medinës me shpejtësi deri në 300 km/orë, me trena që përballojnë rërën dhe temperaturën e shkretëtirës.

Shtuar 17.02.2022 16:04