Mercedes E-Class konfirmohet si ”mbreti” i autostradës

Kush nuk do të dëshironte të ngiste një veturë të aftë për të ”gllabëruar” kilometra pas kilometrash ndërsa udhëton rehat, pa u lodhur dhe në të njëjtën kohë duke përjetuar emocionet që jep kënaqësia e ngasjes së një veture me të gjitha sistemet e ndihmës së drejtimit të gjeneratës së fundit?

Kjo gjë u përjetua gjatë një prove prej mbi 650 km në një ditë me kushte të ndryshme klimatike: si në diell ashtu edhe në shi.

 

 

Prova u bë me gjeneratën e re të Mercedes E-Class në versionet 220d dhe hibrid 300de, duke shkuar nga Roma në Lucignano dhe duke u kthyer në Romë.

I prezantuar vitin e kaluar në pandemi të plotë, E-Class ka marrë shumë përditësime, duke filluar me motorët e rinj 300de 4MATIC Plug-In Hybrid.

Unik në kategorinë e tij, është i pajisur me një motor 2-litërsh me naftë me 194 kuaj fuqi dhe një motor elektrik 90 Kw (122 kf) për një total prej 316 kuaj fuqi.

Suksesi i kësaj makine demonstrohet nga më shumë se 14 milionë makina të shitura që nga viti 1946: E-Class është seria më e shitur në historinë e Mercedes-Benz. \

Shtuar 19.05.2021 19:49