LG V50 me 5G pritet të lansohet muajin e ardhshëm

Si shumë kompani të tjera, LG do të shkojë në Barcelonë muajin e ardhshëm për Kongresin Botëror Telefonave 2019. Kompania do të zbulojë pajisje të reja atje dhe një raport i ri sugjeron që 5G LG V50 do të zbulohet së bashku me LG G8 në këtë ngjarje.

LG tani pritet të lansojë dy pajisje në konferencën e tyre të MWC 2019. I pari do të jetë ai që të gjithë tashmë presin: LG G8 ThinQ. Pajisja tjetër thuhet të jetë një telefon me çmim dhe nivel të lartë dhe ndoshta me një modem 5G.

Kjo pajisje mund të jetë LG V50 ThinQ 5G, sipas një raporti nga Korenë e Jugut.

Ka kuptim pse LG do të donte të tregonte një telefon 5G në MWC 2019.

Shumë nga rivalët e kompanisë do të zbulojnë telefonët 5G në shkurt. Samsung do të shfaq inovacionin më 20 shkurt, me Galaxy S10.

Huawei po vjen në MWC me një telefon 5G, e kështu do të ndjekin hapin edhe tjerët. LG duket se nuk dëshiron të lihet jashtë lojës.

Raporti shton se ky telefon do të ketë një ekran prej 6 inç, do të mundësohet nga platforma Qualcomm Snapdragon 855.

Pajisja mund të ketë gjithashtu një bateri me 4,000 mAh dhe një modem 5G.


Shtuar 31.01.2019 22:23