Ekspertët e IT paralajmërojnë qytetarët të kenë kujdes nga mesazhet që u vijnë në telefonin e tyre duke ju premtuar të ardhura të konsiderueshme në valuta të huaja. Për ekspertët mesazhe të tilla nga persona të pa identifikuar përbëjnë një kurth për vjedhje të informacioneve personale.
Gjatë ditës së djeshme përdoruesit që përdorin kryesisht paisjen e komunikimit apple u janë dërguar mesazhe nga adresa të ndryshme iclaudi duke ju premtuar të ardhura të konsiderueshme në valuta të huaja ku si kriter duhet vetëm aparati i tyre celular e më pas autorët i ftojnë të komunikojnë nëpërmjet aplikacionit Telegram.
Eksperti i IT Kadri Manaj në një intervistë për media ngre alarmin për këtë situatë dhe bën thirrje që qytetarët të mos joshen pasi mund të rrezikohen të dhënat e tyre personale e bankare.
Eksperti thotë se është e vështirë deri në identifikimin e këtyre personave por apelon bankat që të adaptohen e të mos bien pre e këtij kurthi.
Të dhënat persoanle të qytetarëve shqiptarë janë hakeruar edhe më herët e ndodhur në këtë situatë ku rreziku për mbërritjen e një sms-je të tillë në telefonat tuaj policia e shtetit po heton këtë rast.
Ndërsa i bën thirrje qytetarëve që mund të kenë rënë pre e këtij mashtrimi të paraqiten pranë zyrave policore në drejtorinë vendore të policisë dhe drejtorisë për hetimin e krimeve kompjuterike dhe kibernetike.