“Unë do futem me tanga”, aktorja konfirmon hyrjen në Big Brother VIP?

Në “Fan Club” ditën e sotme ishte e ftuar aktorja e humorit Cubi Metkaj.

Teksa dha opinionin e saj lidhur me lojën brenda Big Brother VIP, i erdhi edhe një pyetje ngacmuese.

“Cubi na konfirmo diçka, se tani që erdhe të pashë me disa valixhe. Mos do futesh gjë në Big Brother VIP”, pyeti moderatori.

“Po ti çke me mua more, pse na nxjerr surprizat kështu,” tha Cubi duke nënkuptuar që mund të jetë dhe ajo pjesë e spektaklit më të ndjekur në Shqipëri.

Cubi shtoi: “një gjë është e sigurtë, që unë do futem me tanga”.


Shtuar 28.01.2024 17:04