Sulmet kibernetike në Ukrainë kanë rrezikuar sigurinë e komunikimit. 2 ekspertë IT ishin sot të ftuar në ABC Live ku folën për skenarët e mundshëm të Rusisë dhe rrezikun që vjen pas këtyre sulmeve kibernetike. Eksperti Enis Qafleshi tha se sulmet kibernetike në Ukrainë kanë filluar para luftës reale. Sipas tij këto kanë qenë sinjale për Ukrainën që të marrë masa ndaj sulmit.
“Lufta është ndarë në disa dispozicione sa i përket sulmeve kibernetike. Kjo ka ardhur si pasojë e një agresioni paraprak në kibernetikën ukrainase. Lufta kibernetike në Ukrainë ka filluar para se të fillojë lufta reale. Sulmet kibernetike kanë filluar para se të fillojë lufta. Infrastruktura është sulmuar paraprakisht, pas saj janë sulmuar edhe shumë gjëra të tjera. Vitin e kaluar ka pasur shumë sulme mbi portale qeveritare të dhëna qeveritare e disa sulme të tjera që kanë zbuluar informacione sekrete”.
Ndërsa eksperti Elton Domnori thotë se trupat kibernetike të Ukrainës u krijuan u bënë bashkë pas aneksimit të Krimesë.
“Kjo mund të ndikojë në ecurinë e zhvillimit të teknologjisë në centrale sekrete kryesisht kërkimore dhe industriale që mund të jenë në avantazh për atë kompani ose centrale, mund të diktojnë pikat e dobëta që mund të ketë centrali. Ushtria tashmë ka pushtuar fizikisht centralin bërthamor. Trupat kibernetike të Ukrainës u krijuan u bënë bashkë pas aneksimit të Krimesë. Ajo ishte katalizatori që krijoi çdo gjë. Sulmi në 2016 dhe aneksimi i Krimevë ishin sinjale për Ukrainë e cila tha të bëhemi gati se po na sulmojnë”, shtoi ai.
Eksperti Qafleshi tha se pas aplikacionit të komunikimit “Telegram” fshihen rusët megjithatë shtoi se ky fakt nuk ka përse të përbëjë panik.
“Aplikacioni Telegram është zhvilluar nga një ekip rus. Nuk ka vend për panik sepse ky encription i llojit ekzistues në telegram është diçka e mirë dhe unike. Sulmet në komunikim nuk ndodhin në këtë nivel por në nivel masiv, në nivel rrjeti. Pjesa e komunikimit të brendshëm” , tha ai.