I riemërtuar si Gemini, çfarë mund të bëjë asistenti i ri i Google

Google njoftoi riemërimin e Bard në Gemini (Binjakë).

Sissie Hsiao, zëvendëspresidente dhe menaxhere e përgjithshme, Gemini experiences (ish Bard) dhe Google Assistant tha:

“Që kur lançuam Bard vitin e kaluar, njerëzit në mbarë botën e kanë përdorur atë për t’u angazhuar me Inteligjencën Artificiale me një mënyrë krejtësisht të re – për t’u përgatitur për intervista pune, për të zhvilluar ide të reja biznesi ose, siç njoftuam javën e kaluar, duke krijuar imazhe bindës. Me modelin Pro 1.0 është e mundur të bisedoni me Gemini në më shumë se 40 gjuhë dhe në më shumë se 230 vende dhe gjeografi”.

Siç u njoftua, me modelin Ultra 1.0, Gemini Advanced është shumë më i aftë në detyra shumë komplekse si programimi, arsyetimi deduktiv, ndjekja e udhëzimeve të ekspertëve dhe bashkëpunimi në projekte krijuese.

Gemini Advanced jo vetëm që i lejon përdoruesit të kenë biseda më të gjata dhe më të detajuara, por gjithashtu kupton më mirë kontekstin më të gjerë përmes pyetjeve të mëparshme.


Shtuar 8.02.2024 23:30