Hoteli hapësinor së shpejti do të bëhet realitet. Ndërtimi do të nisë në orbitën e ulët të Tokës në vitin 2025. Stacioni Voyager do të jetë një vendpushim luksoz i projektuar për të akomoduar 280 vizitorë dhe 112 anëtarë të ekuipazhit, të kompletuar me një restorant, një bar, një sallë koncertesh, një palestër dhe madje edhe një kinema.
Hoteli me energji diellore do të rrotullohet me shpejtësi mjaft të lartë për të krijuar gravitet artificial, duke u siguruar udhëtarëve një qëndrim të rehatshëm. Orbital Assembly Corporation (OAC), e cila po zhvillon hotelin, shpreson të tërheqë jo vetëm turistë, por edhe shkencëtarë, astronautë në misione në distanca të gjata.
Ekipi aktualisht po ndërton module për një unazë prototip më të vogël. Modulet do të montohen në gravitet zero duke përdorur mjete robotike gjysmë-automatike të krijuara për këtë qëllim. Pasi të përfundojë, inxhinierët do të përpiqen të krijojnë gravitet artificial të ngjashëm me atë që ka Marsi – rreth 40 për qind atë të Tokës.