Google Earth mund të shërbejë për skenarë të rremë, ekspertët paralajmërojnë për rrezikun e dezinformimit

Google ka shtuar në platformën Google Earth një mjet të ri të inteligjencës artificiale, i cili u jep përdoruesve mundësinë të vendosin elemente të sajuara mbi pamjet satelitore.

Të lidhura

None found

Gjeneratori Nano Banana 2 është integruar në Google Earth dhe, përmes komandave të shkruara, mund të prodhojë skena fiktive mbi imazhe reale satelitore, ajrore ose 3D. Rezultatet mund të shkarkohen dhe të publikohen më pas në platforma të tjera.

Ky zhvillim ka shqetësuar ekspertët, të cilët thonë se pamjet e manipuluara mund të duken më bindëse falë hartave të Google. Sipas tyre, persona ose grupe me qëllime të këqija mund ta përdorin këtë mundësi për të ndikuar te opinioni publik dhe për të shpërndarë dezinformim.

Në provat e realizuara nga BBC Verify u prodhuan, ndër të tjera, pamje ku Kulla Eiffel shfaqej e rrëzuar, një gropë e përmasave gjigante përpinte Piramidën e Madhe të Gizës dhe tanke ruse ndodheshin në qendër të Kievit. Ky funksion u vu në dispozicion të enjten.

BBC Verify nuk mori menjëherë përgjigje nga Google për rezultatet e testimeve. Në një reagim të publikuar në rrjetet sociale, kompania tha se “e merr shumë seriozisht dezinformimin” dhe se “ndalon krijimin e imazheve për tema të dëmshme, ndërsa përditëson vazhdimisht masat mbrojtëse”.

Henk van Ess, ekspert për inteligjencën artificiale dhe dezinformimin, demonstroi rrezikun duke krijuar një central bërthamor inekzistent në Iran, një kamp refugjatësh në kufirin mes SHBA-së dhe Meksikës, si dhe një spital të rremë në Gaza, pranë të cilit paraqitej një krater bombe.

Van Ess tha se Google po u mundëson përdoruesve të lidhin pamje të “trilluara” me koordinata të vërteta dhe fotografi autentike satelitore.

“Falsifikimi nuk ka nevojë të duket bindës më vete. Ai fiton besueshmëri nga harta mbi të cilën është krijuar”, deklaroi Van Ess.

Sipas Google, materialet e krijuara me mjetet e saj të inteligjencës artificiale përmbajnë filigranë të padukshëm, të cilët tregojnë nëse një imazh është manipuluar ose prodhuar nga AI. Kompania thotë gjithashtu se imazhet e dyshimta mund të kontrollohen përmes aplikacionit Gemini ose Google Lens.

Megjithatë, eksperimentet e BBC Verify treguan se këto mekanizma nuk janë të pagabueshëm. Në disa raste, kontrollet u anashkaluan dhe Gemini e konsideroi reale një pjesë të pamjeve të rreme të krijuara në Google Earth.

As disa mjete të palëve të treta, të projektuara për të zbuluar përmbajtjet e gjeneruara nga AI, nuk arritën t’i dallonin këto imazhe të manipuluara.

Henry Ajder, studiues i teknologjive për identifikimin e përmbajtjeve të krijuara me AI, i tha BBC Verify se ndikimi mund të jetë veçanërisht destabilizues në zonat e konflikteve. Ai theksoi se në situata ku ngjarjet ndryshojnë shpejt dhe informacioni është i kufizuar, pamjet e sajuara mund të shkaktojnë pasoja të rënda.

“Gazetarët mund ta verifikojnë një imazh përpara se ta raportojnë, por jo të gjithë do ta bëjnë këtë”, u shpreh ai.

Google këmbëngul se modeli i saj i AI-së ka rregulla që ndalojnë prodhimin e imazheve për tema të dëmshme. Por testimet e BBC Verify treguan se mjaftojnë ndryshime të vogla në mënyrën e formulimit të kërkesës për t’i shmangur këto kufizime.

Kështu, sistemi refuzoi një kërkesë për krijimin e një platforme ekzekutimi pranë Parlamentit britanik, ndërsa pranoi një kërkesë të formuluar në mënyrë më të përgjithshme dhe gjeneroi imazhin.

Image

Një tjetër test lidhej me Shtëpinë e Bardhë. Programi nuk pranoi të krijonte një pamje ku emri “Trump” ishte kositur në lëndinë, por lejoi paraqitjen e një kopshti komunitar në të njëjtin vend.

Ajder tha se, ndërsa interneti po mbushet me materiale të krijuara nga inteligjenca artificiale, platformat që deri tani janë parë si burime të besueshme dhe të paprekura nga kjo teknologji marrin një rol të rëndësishëm. Sipas tij, kjo vlen veçanërisht për gazetarët dhe profesionistët që veprojnë në zona krizash.

“Është shqetësuese, sepse edhe një tjetër burim tradicionalisht i besueshëm informacioni po vihet në dyshim nga mundësia që përmbajtja të jetë krijuar me AI”, tha ai.

Për një numër të madh përdoruesish, Google Earth mbetet mënyra kryesore për të parë pamje satelitore publike dhe për të shqyrtuar territore ku qasja fizike është e vështirë.

Bill Greer, analist gjeohapësinor dhe bashkëthemelues i organizatës jofitimprurëse Common Space, deklaroi për BBC Verify se kjo teknologji mund të godasë rëndë besimin e publikut. Ai nënvizoi se pamjet satelitore janë konsideruar historikisht ndër burimet më të besueshme të informacionit.

Greer shtoi se imazhe satelitore të falsifikuara janë përdorur edhe më herët për përhapjen e dezinformimit. Ai paralajmëroi se, nëse qeveritë vijojnë të kufizojnë aksesin në të dhënat reale, mund të shtohen pamjet e rreme dhe të pakësohen ato autentike, duke dëmtuar më tej besimin e publikut. /BBC/


Shtuar 4.08.2026 10:50

holiganbetJojobetHoliganbet girişHoliganbetHoliganbetGrandpashabetGrandpashabetjojobetgrandpashabetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetAnkara escortcasibomjojobetcasibom girişAnkara escortcasibomjojobetJojobet GirişJojobet