Dy modelet luksoze të Lamborghinit duhet të hiqen nga tregu, konfirmohet një defekt teknik (FOTO LAJM)

Mbikëqyrësi i konsumatorit në Australi, ACCC ka njoftuar se dy modele të Lamborghinit duhet të hiqen nga tregu për shkak të një defekti të konfirmuar.

Lamborghini Aventador SVJ Coupe dhe Aventador SVJ 63 kanë një problem teknik me kapakun mbajtës në pjesën anësorë të veturës.

Kapaku mund të lirohet gjatë vozitjes apo mund të hapet i tëri, thuhet në analizën e bërë nga ACCC. Hapja e kapakut sipas këtij instituti mund të shkaktojë rrezik aksidenti dhe mund të ketë pasoja deri në fatalitet.

Fat i mirë në Australi është se deri më tani vetëm 22 Lamborghini të këtyre modeleve janë në dispozicion, e që të njëjtat pritet të tërhiqen nga tregu.

Shtuar 15.04.2021 04:04