Një nga markat më të famshme të sektorit të kriptomonedhave, Binance, ka njfotuar ditë më parë se ka krijuar një fond sigurimi prej 1 miliard dollarësh kundër sulmeve dhe hakimit të platformave të tregtimit të parave kripto nga hakerët.
“Në Binance, ne kemi thënë gjithmonë se fondet e përdoruesve janë të sigurta dhe sot Fondi i Sigurisë së Aseteve të Binance siguron që përdoruesit të mbrohen në mënyrë efektive kundër ngjarjeve të padëshiruara si sulmet kibernetike”, ka deklaruar CEO i Binance, Changpeng Zhao.
Shkeljet e sigurisë kibernetike janë bërë të zakonshme në platformat e tregtimit të kriptomonedhave, duke i lënë investitorët të frikësuar ndërkohë që kompanitë pezullojnë herë pas here shërbimet për të rregulluar dobësitë e rrjetit.
Në fillim të këtij muaji, Crypto.com njoftoi se llogaritë e klientëve që mbanin rreth 34 milionë dollarë në kriptovaluta dhe para të gatshme u sulmuan dhe ndodhën tërheqje të paautorizuara. Hakerët gjithashtu trasnferuan më shumë se 80 milionë dollarë asete dixhitale nga një zgjerim blockchain të Qubit Finance vetëm një javë më parë.
Dy platforma të sigurta ku ju mund të bëni investimet tuaja në kriptomonedha janë Binance dhe cex.io. Këto dy platforma pranojnë pagesa edhe nga Shqipëria dhe Kosova. /kriptomonedha.al/