Beteja historike në gjykatë që mund të transformojë përgjithmonë Facebook-un dhe Instagram-in

Meta po hyn në një prej përballjeve ligjore më vendimtare që ka pasur ndonjëherë.

Të lidhura

None found

Kompania e Mark Zuckerberg, pronare e Facebook-ut dhe Instagram-it, ka pësuar një varg humbjesh gjyqësore për mënyrën se si platformat e saj dyshohet se kanë shënjestruar dhe dëmtuar përdoruesit e rinj. Megjithatë, procesi me juri që nis të martën, më 18 gusht, mund të jetë kërcënimi më serioz me të cilin ajo është përballur deri më sot.

Në qendër të çështjes është një padi e ngritur në vitin 2023 nga 30 shtete të SHBA-së, mes të cilave Kalifornia dhe Nju Jorku. Shtetet pretendojnë se Meta ka kryer disa shkelje të legjislacionit federal dhe shtetëror për privatësinë e fëmijëve, duke i ndërtuar platformat në mënyrë që fëmijët dhe adoleshentët të kalojnë sa më shumë kohë në rrjetet sociale.

Pala paditëse synon jo vetëm ndryshime rrënjësore në shërbimet e kompanisë, por edhe dëmshpërblime që mund të tejkalojnë 1 trilion dollarë.

Çfarë kërkojnë shtetet amerikane?

Përmes padisë, shtetet kërkojnë që Meta të ndërmarrë këto masa:

– Të aplikojë verifikimin prindëror për përdoruesit adoleshentë;

– Të rishikojë algoritmet e rekomandimeve që manipulojnë prodhimin e dopaminës;

– Të largojë një pjesë të madhe të filtrave që ndryshojnë pamjen fizike në fotografi;

– Të çaktivizojë riprodhimin automatik të videove;

– Të vendosë kufizime për hapjen e disa llogarive nga i njëjti përdorues;

– Të heqë përmbajtjet që zhduken pas një periudhe të caktuar, si Instagram Stories;

– Të mos e shfaqë publikisht numrin e pëlqimeve, të njohura si “likes”;

– Të kufizojë lëvizjen e pafundme të përmbajtjes, funksionin e njohur si “infinite scroll”.

Në pretendimet e paraqitura thuhet se këto veçori janë krijuar për t’i mbajtur njerëzit, sidomos fëmijët dhe adoleshentët, të angazhuar në platforma për periudha sa më të gjata.

Sipas shteteve paditëse, Meta i ka shfrytëzuar të miturit për të zgjeruar numrin e përdoruesve dhe për të shtuar fitimet. Kompania akuzohet se ka përdorur njoftime të pandërprera dhe mekanizma të tjerë që i shtyjnë përdoruesit të rikthehen vazhdimisht në aplikacione. Aktualisht, Meta vlerësohet në bursë me rreth 1.5 trilionë dollarë.

Kompania i ka hedhur poshtë në mënyrë të vazhdueshme akuzat.

“Ne nuk pajtohemi me këto pretendime dhe jemi të bindur se provat do të tregojnë angazhimin tonë afatgjatë për mbështetjen e të rinjve”, deklaroi një zëdhënëse e Meta-s.

Procesi gjyqësor

Çështja do të gjykohet nga Yvonne Gonzalez Rogers, kryegjyqtare federale në Kaliforni, e cila njihet për vendimet e dhëna në procese të rëndësishme që lidhen me industrinë e teknologjisë.

Gonzalez Rogers ka drejtuar edhe gjyqin e bujshëm mes Elon Musk dhe Sam Altman. Në pothuajse 20 vite në bankën e gjyqtarëve, ajo ka krijuar reputacionin e një gjyqtareje të drejtpërdrejtë dhe të mprehtë.

Kjo padi vjen pasi Meta pësoi një tjetër goditje ligjore. Kohët e fundit, një gjykatë në Nju Meksiko e dënoi kompaninë me një gjobë prej 942 milionë dollarësh, ndërsa urdhëroi edhe ndërhyrje të ngjashme në Facebook dhe Instagram.

Gjyqtari Bryan Biedscheid urdhëroi që për përdoruesit nën 18 vjeç të hiqej shfaqja e numrit të pëlqimeve, të kufizoheshin njoftimet gjatë ditës dhe të ndalohej dërgimi apo marrja e materialeve nudo nga adoleshentët.

Ai e përshkroi Meta-n si një “shqetësim publik”, duke e krahasuar kompaninë me një fabrikë që ndot ajrin dhe u shkakton pasoja të dëmshme të gjithë anëtarëve të komunitetit.

Nëse padia fitohet nga 30 shtetet, Meta mund të detyrohet t’i shtrijë masat në të gjithë Shtetet e Bashkuara. Kjo për shkak se shtetet e përfshira në proces përfaqësojnë afro dy të tretat e popullsisë amerikane.

Adoleshentët dhe Facebook-u

Një element qendror i çështjes është sistemi i pëlqimeve, i cili ka qenë pjesë e Facebook-ut që në fazat e hershme të platformës.

Studime të shumta, së bashku me dokumente të brendshme të Meta-s, tregojnë se numri i pëlqimeve mund të nxisë krahasimin social dhe të lidhet me rënien e vetëvlerësimit, vetminë, shqetësimet për imazhin trupor dhe simptomat depresive te të rinjtë.

Avokatët që përfaqësojnë shtetet amerikane kanë dorëzuar gjithashtu kërkime të realizuara nga vetë Meta. Sipas tyre, Instagram-i lidhet me shtimin e ndjenjës së vetmisë, përkeqësimin e mënyrës se si adoleshentët e perceptojnë trupin e tyre dhe pasoja negative në gjendjen e tyre emocionale.

Gjyqtari Biedscheid ka vlerësuar se funksionimi i platformave të Meta-s gjatë më shumë se një dekade ka ndikuar në krijimin e një krize të shëndetit mendor mes të rinjve, si në Nju Meksiko, ashtu edhe në zona të tjera të SHBA-së.

Tani, 30 shtete të tjera synojnë ta bindin gjykatën federale që të dalë në të njëjtin përfundim. Sipas BBC-së, ky proces mund ta ndryshojë në themel të ardhmen e rrjeteve sociale.


Shtuar 17.08.2026 14:22

holiganbetholiganbetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetJojobetHoliganbetjojobetgrandpashabetganobetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alCasibomAnkara escortAnkara escortcasibommarsbahiscasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahisJojobetCasibomholiganbetJojobet Girişultrabetcasibom orjinaljojobetcasibombetciocasibom girişholiganbetGüncel ve Resmi Casibomcasibomonwin girişcasibom girişsahabet giriş