Categories: tech

Banka e Anglisë paralajmëron: IA-ja e avancuar mund të rrisë rreziqet për stabilitetin financiar global

Modelet më të përparuara të inteligjencës artificiale mund të krijojnë kërcënime të reja për sistemin financiar botëror, veçanërisht duke shtuar shpejtësinë dhe përmasat e sulmeve kibernetike. Paralajmërimi u bë nga guvernatori i Bankës së Anglisë, Andrew Bailey, raportoi të hënën The Guardian.

Të lidhura

None found

Bailey, i cili është në krye të Bordit të Stabilitetit Financiar (FSB), i shprehu shqetësimet në një letër dërguar ministrave të financave dhe drejtuesve të bankave qendrore të vendeve të G20-ës, përpara takimit të tyre në Karolinën e Veriut, SHBA.

Sipas tij, modelet “frontier” të IA-së, që përfaqësojnë sistemet më të avancuara në zhvillimin e kësaj teknologjie, po tregojnë “autonomi dhe aftësi gjithnjë e më të sofistikuara për zgjidhjen e problemeve, si dhe aftësi për të paraqitur kërcënime.”

Guvernatori vuri në dukje se një ndërprerje kibernetike që do të përfshinte këto sisteme mund të përhapej me pasoja më të mëdha, pasi tregjet dhe shërbimet financiare në mbarë botën janë “shumë të ndërlidhura.”

Bailey shtoi se në shumë shtete mungojnë ende protokollet për të kontrolluar mënyrën e zhvillimit, publikimit dhe vendosjes së modeleve të avancuara të inteligjencës artificiale.

“IA-ja frontier mund të ketë aftësinë të ndryshojë materialisht shpejtësinë, shkallën dhe ekonominë e rrezikut kibernetik, gjë që mund të minojë besimin në treg në të gjithë sistemin, veçanërisht për shkak të ofruesve shumë të përqendruar të shërbimeve të palëve të treta,” deklaroi ai.

Ai kërkoi ndërmarrjen e “hapave të duhur për të mbështetur publikimin dhe vendosjen e sigurt dhe të përgjegjshme të modeleve në një bazë globale.”

Letra e Bailey-t trajtoi edhe dobësi të tjera të tregjeve financiare, mes tyre shtimin e levës financiare në tregjet e obligacioneve dhe aksioneve, si dhe vlerësimet e larta në tregjet e përqendruara. Sipas tij, këto zhvillime janë nxitur pjesërisht nga optimizmi i investitorëve për potencialin e IA-së.

“Prandaj mbetem i shqetësuar se një goditje e madhe ose një kombinim goditjesh mund të shkaktojë njëkohësisht dobësi të shumta,” tha Bailey.

Andrew Bailey mban postin e guvernatorit të Bankës së Anglisë që prej marsit të vitit 2020, ndërsa vitin e kaluar u emërua kryetar i Bordit të Stabilitetit Financiar.

FSB-ja bashkërendon punën e autoriteteve financiare kombëtare dhe të institucioneve ndërkombëtare që përcaktojnë standarde për politikat e synuara në ruajtjen e stabilitetit financiar global.

të fundit

Dyshime për pastrim parash nga narkotikët: mbi 542 mijë euro kaluan nëpër banka

Prokuroria Speciale e Kosovës ngriti aktakuzë ndaj V.M., për shpëlarje të parave”. Sipas aktakuzës, i pandehuri dyshohet se gjatë periudhës…

3 minutes ago

Nga pritjet vendimtare në fushë te detyra e re te Partizani: Alban Hoxha feston 39-vjetorin

Alban Hoxha Alban Hoxha mbush sot 39 vjeç [...]Read More...

15 minutes ago

MSR-ja përgatit 12 akte nënligjore për zhvillimin e sportit në Kosovë

Ministria e Sportit dhe Rinisë (MSR) ka nisur punën për hartimin e 12 akteve nënligjore, të cilat synojnë rregullimin dhe…

16 minutes ago

Krateri në parkingun e një qendre tregtare në Ankara gëlltit kamionin, shoferi nxirret me ekskavator

Një automjet i tonazhit të rëndë u fundos në një gropë të madhe pas shembjes së një pjese të parkingut…

16 minutes ago

U përjashtua nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste, vjen reagimi i menjëhershëm i Elisa Spiropalit

Ditën e sotme, deputetja Elisa Spiropali, ka reaguar pas konfirmimit të vendimit të Partisë Socialiste për përjashtimin e saj nga…

21 minutes ago

Lidhja e telefonave me satelitët mund t’i bëjë ndërprerjet e internetit më të vështira

Një teknologji e re komunikimi mund të ndryshojë mënyrën se si funksionon interneti në botë, duke u dhënë mundësi telefonave…

24 minutes ago