Categories: sport

Bellingham prek zemrat jashtë fushës: U ndal për gazetarin me aftësi të kufizuara dhe mori vlerësime të mëdha

Jude Bellingham po konfirmohet si një nga figurat më të rëndësishme të Anglisë në Kupën e Botës 2026, por kësaj here vëmendjen nuk e mori vetëm për atë që bëri në fushë. Mesfushori i Real Madridit u komentua gjerësisht edhe për një veprim të tij pas ndeshjes.

Në suksesin dramatik 3-2 ndaj Meksikës, që i siguroi Anglisë kualifikimin në çerekfinale, Bellingham pati peshë vendimtare. Ai realizoi dy herë në pjesën e parë dhe kontribuoi që “Tre Luanët” të dilnin fitues në stadiumin Azteca.

Të lidhura

None found

Pas mbylljes së takimit, futbollisti anglez mori duartrokitje edhe në zonën mix, aty ku ndodhi një episod që u vlerësua shumë në rrjetet sociale.

Një gazetar me aftësi të kufizuara po mundohej me vështirësi të siguronte komente nga lojtarët e Anglisë, ndërsa disa prej tyre kaluan pa ndalur. Bellingham, ndryshe nga të tjerët, iu afrua dhe i kushtoi kohën e nevojshme, duke i treguar respektin që meritonte.

https://x.com/FearedBuck/status/2074506250834821593

Madje, ylli i Anglisë iu përgjigj pyetjeve të gazetarit në spanjisht, në një gjest që nxori në pah klas, edukatë dhe përulësi, duke ia kthyer atë çast në një moment të veçantë.

Me paraqitjet e deritanishme në këtë Botëror, Bellingham është kthyer në një prej udhëheqësve të Anglisë. Mesfushori 23-vjeçar numëron tashmë katër gola në Kupën e Botës 2026 dhe po e drejton ekipin e Thomas Tuchel drejt synimit të madh për trofeun.

të fundit

Kërçeli rejects claim over “€1 billion”: €6.5 million worth of energy was imported from Serbia

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, ka publikuar të dhënat e Doganës së Kosovës për importin e energjisë elektrike. Sipas…

2 hours ago

Kërçeli kundërshton pretendimin për “1 miliardin”: Nga Serbia u importuan 6.5 milionë euro energji

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, ka publikuar të dhënat e Doganës së Kosovës për importin e energjisë elektrike. Sipas…

2 hours ago

Jensen Huang’s resignation rocks Nvidia: Espionage suspicions expose bigger issues

Dorëheqja e Jensen Huang nga drejtimi i gjigantit amerikan të teknologjisë Nvidia, pas raportimeve për disa marrëdhënie jashtëmartesore, përfshirë një…

4 hours ago

Dorëheqja e Jensen Huang trondit Nvidia-n: dyshimet për spiunazh zbulojnë çështje më të mëdha

Dorëheqja e Jensen Huang nga drejtimi i gjigantit amerikan të teknologjisë Nvidia, pas raportimeve për disa marrëdhënie jashtëmartesore, përfshirë një…

4 hours ago

Liga e Kombeve ka shtatë çerekfinalistë, Danimarka dhe Norvegjia vendosin biletën e fundit

Shtatë nga tetë çerekfinalistët e Ligës së Kombeve për edicionin 2026/27 tashmë janë përcaktuar. Pas ndeshjeve të së hënës, Gjermania…

4 hours ago

36-year-old firefighter dies after falling from a cliff while hiking in Missouri

Një ngjarje tragjike ka tronditur komunitetin në Misuri të SHBA-së, ku një zjarrfikëse 36-vjeçare ka humbur jetën pasi ka rënë…

4 hours ago