Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj V.M. për veprën penale të shpëlarjes së parave.
Nga viti 2009 deri në vitin 2019, i pandehuri dyshohet se ka futur në sistemin bankar dhe ka qarkulluar 542 mijë e 478 euro e 86 centë. Sipas aktakuzës, këto mjete dyshohet se buronin nga shitja e paautorizuar e narkotikëve.
None found
Paratë, sipas njoftimit të Prokurorisë, janë kaluar përmes llogarive bankare personale të të pandehurit dhe atyre të subjektit afarist “A.” O.P., me synimin që të fshihej prejardhja kriminale dhe të paraqiteshin si të ardhura të ligjshme.
PSRK-ja bëri të ditur se V.M. ishte shpallur fajtor me aktgjykim të formës së prerë më 28 maj 2024 për blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve.
Aktakuza përshkruan se gjatë periudhës në fjalë, ai ka kryer vazhdimisht depozitime dhe tërheqje parash të gatshme në disa institucione financiare të Kosovës. Mes tyre kishte transaksione të përsëritura gjatë së njëjtës ditë ose brenda intervaleve të shkurtra kohore.
Alban Hoxha Alban Hoxha mbush sot 39 vjeç [...]Read More...
Ministria e Sportit dhe Rinisë (MSR) ka nisur punën për hartimin e 12 akteve nënligjore, të cilat synojnë rregullimin dhe…
Një automjet i tonazhit të rëndë u fundos në një gropë të madhe pas shembjes së një pjese të parkingut…
Ditën e sotme, deputetja Elisa Spiropali, ka reaguar pas konfirmimit të vendimit të Partisë Socialiste për përjashtimin e saj nga…
Një teknologji e re komunikimi mund të ndryshojë mënyrën se si funksionon interneti në botë, duke u dhënë mundësi telefonave…
Gjatë fundjavës, qindra protestues marshuan nëpër Londër, duke kërkuar një pauzë në zhvillimin e inteligjencës artificiale të përparuar. Organizatorët, Pause…