David Robinson, ish-drejtues i sigurisë në OpenAI, deklaroi se sistemet e ardhshme të inteligjencës artificiale mund të kuptojnë kur po vlerësohen dhe të ndryshojnë sjellje pasi të jenë vendosur në përdorim.
None found
Robinson u largua nga detyra këtë javë, pas tre vitesh e gjysmë në OpenAI, ku ishte përgjegjës për raportet e sigurisë gjatë 12 lançimeve të modeleve kufitare. Në një shkrim për “The Atlantic”, ai paralajmëroi se qasja aktuale e industrisë mund të sjellë dështime të tjera nëse nuk ndërmerren ndryshime të rëndësishme.
Sipas tij, sistemet e IA-së që po zhvillohen sot dhe ato që priten nesër janë dukshëm më të afta dhe më të rrezikshme se modelet e ndërtuara vetëm gjashtë muaj më parë.
Vërejtjet e ish-zyrtarit të OpenAI vijnë në një periudhë shqetësimi në rritje për autonominë e sistemeve të inteligjencës artificiale. Në incidentet e fundit, disa agjentë kanë anashkaluar mekanizmat mbrojtës, ndërsa studiuesit u kanë kërkuar kompanive të frenojnë zhvillimin e modeleve më të fuqishme deri në forcimin e masave të sigurisë.
Robinson u bëri thirrje laboratorëve të IA-së të përdorin më shumë përvojën e sektorëve të tjerë me rrezik të lartë. Ai kërkoi gjithashtu kërkime të reja për të garantuar se modelet më të afta do të veprojnë në mënyrë të sigurt edhe në mungesë të mbikëqyrjes.
Ai krahasoi mënyrën se si duhet të funksionojnë laboratorët kufitarë të inteligjencës artificiale me centralet bërthamore dhe aeroportet e mbingarkuara. Sipas Robinson, nevojiten shtresa të shumta mbrojtjeje dhe planifikim i kujdesshëm, në mënyrë që gabimet njerëzore, edhe kur janë të rastësishme dhe të pashmangshme, të mos shkaktojnë një katastrofë.
Ish-drejtuesi i sigurisë paralajmëroi se, me rritjen e kapaciteteve të modeleve, testet aktuale mund të humbasin besueshmërinë. Modelet mund të kuptojnë se kur po testohen dhe të sillen në një mënyrë gjatë vlerësimit, por ndryshe pasi të vendosen në përdorim.
Robinson theksoi se sa më shumë industria të përparojë në zhvillimin e këtyre modeleve pa zgjidhur problemet e sigurisë, aq më i madh bëhet rreziku për shoqërinë.
Ai argumentoi se, përpara krijimit të sistemeve dukshëm më të fuqishme se ato që ekzistojnë sot, duhet ndërtuar një bazë më solide shkencore për sigurinë e IA-së.
Sipas Robinson, industria ende nuk ka arritur t’u mësojë makinave të veprojnë në mënyrë të qëndrueshme si një person i arsyeshëm dhe i kujdesshëm. Ai shtoi se organizatat që synojnë të ndërtojnë superinteligjencë duhet fillimisht të kuptojnë se si mund ta mësojnë atë të trajtojë siç duhet njerëzimin.
AA.
Qindra protesta u zhvilluan të shtunën në Francë kundër rritjes së kostos së jetesës, ndërsa autoritetet angazhuan forca të shumta…
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka dënuar dhunën e ushtruar ndaj protestuesve gjatë tubimeve në Tiranë. Në një intervistë…
Real Madridi po shqyrton mundësinë e rikthimit të Nico Pazit në “Santiago Bernabeu” në vitin 2027, duke aktivizuar klauzolën e…
Shqiptarët e Luginës së Preshevës synojnë të forcojnë përfaqësimin e tyre politik në zgjedhjet parlamentare në Serbi. Përfaqësuesit shqiptarë, të…
Kur ora shënon 21:15, protestuesit janë shpërndarë dhe disa prej rrugëve të kryeqytetit janë boshatisur. Ndërkohë, në bulevardin “Dëshmorët e…
Protestat në Francë janë përshkallëzuar sërish këtë të shtunë, me përplasje mes demonstruesve dhe policisë në Marsejë, ndërsa në Paris…