Mercedes shënon rritje të fitimit, Porsche planifikon reduktimin e mijëra vendeve të punës

Mercedes-Benz dhe Porsche kanë paraqitur një panoramë të ndryshme financiare. Ndërsa Mercedes raportoi përmirësim të fitimit në nivel grupi, Porsche paralajmëroi shkurtime të tjera të stafit si pasojë e dobësimit të përfitueshmërisë.

Të lidhura

None found

Në tremujorin e dytë të vitit, fitimi neto i grupit Mercedes-Benz arriti në rreth 1.09 miliardë euro, duke u rritur me 13.5 për qind nga 957 milionë euro që ishte në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Për kompaninë, kjo përbën rritjen e parë vjetore të fitimit gjatë tre viteve të fundit.

Pavarësisht këtij rezultati, të hyrat e Mercedes-Benz u tkurrën me 3.3 për qind, duke zbritur në pak më shumë se 32 miliardë euro. Në të njëjtën kohë, shitjet e automjeteve dhe furgonëve në tregun botëror ranë me 6 për qind.

Rënia më e theksuar për Mercedes u regjistrua në Kinë, ku shitjet e veturave u pakësuan me 30 për qind.

Ola Källenius, drejtor ekzekutiv i Mercedes-Benz, deklaroi se kompania ka vijuar në drejtimin e përcaktuar, pavarësisht vështirësive në treg. Sipas tij, gjatë gjysmës së dytë të vitit vëmendja do të përqendrohet te prezantimi i modeleve të reja.

Nga ana tjetër, Porsche njoftoi se deri në fund të vitit 2035 do të eliminojë edhe 5 mijë vende pune në Gjermani. Masa është pjesë e një plani ristrukturimi me vlerë 2.1 miliardë euro, i hartuar për ta rikthyer kompaninë në nivele më të larta përfitueshmërie.

Reduktimi i personelit do të përfshijë fabrikën kryesore të Porsche në Stuttgart-Zuffenhausen, si dhe qendrën për kërkim dhe zhvillim në Weissach.

Kompania ka siguruar se deri në fund të vitit 2035 nuk do të ndërmerren largime të detyrueshme nga puna.

Numri i punonjësve do të ulet nëpërmjet pensionimeve të rregullta dhe të parakohshme, largimeve me dëshirë dhe zvogëlimit natyror të fuqisë punëtore.

Si pjesë e masave të kursimit, sipas kompanisë, punonjësit do të përballen gjithashtu me shtyrjen e rritjes së pagave, pakësimin e bonusit të fundvitit dhe kufizimin e mundësisë për të punuar nga shtëpia.


Shtuar 31.07.2026 19:18

holiganbetJojobetHoliganbet girişGrandpashabetGrandpashabetHoliganbetHoliganbetartemisbetbetsmovebetsmovexslotxslotBetineBetinejojobetcratosroyalbetbetgarantigrandpashabetmatbetsultanbeyli escortiptv satın algrandpashabetGrandpashabetAnkara escortcasibomjojobetbetciocasibom girişAnkara escort