Që prej 7 gushtit zbatohen ndryshimet e reja në Kodin Rrugor, të cilat parashikojnë ndëshkime më të rënda për drejtuesit që shkelin rregullat e trafikut në Shqipëri. Ndryshimet janë prezantuar nga drejtori i Policisë Rrugore, Perlat Vatoci, i cili ka kërkuar më shumë kujdes dhe përgjegjshmëri nga drejtuesit e mjeteve.
None found
Një nga masat e reja lidhet me drejtimin e automjetit pa leje drejtimi. Kushdo që kapet në timon pa pasur patentë do ta ketë të shtyrë të drejtën për t’u pajisur me leje drejtimi deri në 1 vit. Për personat e mitur, afati i shtyrjes mund të arrijë deri në 2 vjet.
Rregulla më të ashpra janë vendosur edhe për drejtimin e mjetit nën ndikimin e alkoolit. Leja e drejtimit hiqet përgjithmonë kur drejtuesi rezulton me mbi 0.5 g/l alkool në gjak dhe më herët është konstatuar e dënuar për drejtim automjeti nën efektin e alkoolit ose në gjendje të dehur.
Sipas Policisë Rrugore, kjo masë synon të frenojë aksidentet me pasoja të rënda që shkaktohen nga drejtimi i mjeteve pas konsumimit të alkoolit.
Ndryshimet përfshijnë edhe sjelljet agresive e të rrezikshme në rrugë, sidomos në zonat urbane, pranë shkollave, kryqëzimeve dhe degëzimeve. Për shkelje si mos përshtatja e shpejtësisë me rrugët me fushëpamje të kufizuar, kalimi i shpeshtë nga njëra korsi në tjetrën pa sinjalizim dhe manovrat që vënë në rrezik përdoruesit e tjerë, gjoba është rritur nga 20 mijë në 60 mijë lekë.
Përdorimi i celularit gjatë drejtimit nuk është më shkelje që prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Sanksionet zbatohen edhe për personat që përdorin telefonin ndërsa drejtojnë biçikleta, motomjete deri në 50 cc ose monopatina me motor.
Për drejtuesit e automjeteve, pezullimi i patentës për përsëritje të kësaj shkeljeje tashmë vendoset pas dy ndëshkimeve brenda të njëjtit vit. Më parë, ky sanksion kërkonte tre shkelje. Policia e cilëson celularin si një prej faktorëve kryesorë që shkakton humbjen e kontrollit mbi automjetin dhe aksidentet.
Rregulla të veçanta do të zbatohen edhe për personat që e kanë marrë patentën gjatë 24 muajve të fundit. Këto dispozita lidhen me drejtimin nën ndikimin e alkoolit dhe përcaktojnë kufizime specifike për shpejtësinë.
Një ndryshim tjetër është eliminimi i mundësisë për të shmangur pezullimin e patentës duke paguar një shumë sa dyfishi i gjobës maksimale. Deri më 7 gusht, në raste të caktuara, drejtuesi i ndëshkuar me gjobë dhe pezullim mund të paguante dyfishin e masës maksimale administrative për të mos humbur përkohësisht lejen e drejtimit.
Kjo alternativë nuk ekziston më. Kur Kodi Rrugor parashikon pezullimin e lejes së drejtimit, ajo do të pezullohet automatikisht.
Policia Rrugore ka bërë të ditur se strukturat e saj në të gjithë vendin janë njoftuar për ndryshimet dhe kanë marrë udhëzimet për zbatimin e tyre. Drejtuesve u është kërkuar të respektojnë kufijtë e shpejtësisë, të mos drejtojnë pasi kanë konsumuar alkool, të mos përdorin telefonin gjatë drejtimit dhe të shmangin parakalimet apo manovrat e rrezikshme.
Kryetari i LSDM-së Venko Filipçe, sot në konferencë për shtyp tha se partia e tij do ta dorëzojë sërish në…
Egnatia - Shamrock Rovers Pavarësisht kalibrit të rivalit, Egnatia ka ditur të dhurojë spektakël në “tempullin” e saj [...]Read More...
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) është përzgjedhur mes finalistëve për çmimin “Aeroporti i Vitit 2026”, çmimi kryesor i Airport Honour…
Zyra e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu ka mohuar se vendosja e Forcës Ndërkombëtare të Stabilizimit (ISF) në Rripin e Gazës…
Të tjera detaje janë bërë publike në lidhje me plagosjen me armë zjarri në Shkodër, ku për pasojë mbeti i…
Qeveria ka përditësuar, përmes një vendimi të ri, rregullat për shpenzimet e zyrtarëve të lartë të shtetit dhe punonjësve të…