Categories: maqedoni

Filipçe: LSDM-ja do ta rikthejë në Kuvend propozimin për pagë minimale prej 600 eurosh

Venko Filipçe, kryetar i LSDM-së, njoftoi në një konferencë për shtyp se partia e tij do ta paraqesë përsëri në Kuvend projektligjin që synon rritjen e pagës minimale në 600 euro.

Të lidhura

None found

Sipas Filipçes, nisma do të dorëzohet në fillim të shtatorit, menjëherë pas rifillimit të punës së Kuvendit. Ai tha se paga minimale aktuale nuk mjafton për të përballuar shpenzimet themelore të qytetarëve.

“Qytetarët nuk mund të mashtrohen. Shifrat që i thotë kryeministri, dukshëm nga një botë në të cilën jeton vetëm ai dhe grupi i tij i vogël, qytetarët nuk i ndjejnë. Ata shohin portofolat bosh dhe frigoriferët bosh”, deklaroi Filipçe.

Kreu i LSDM-së theksoi se, nëse treguesit ekonomikë janë vërtet aq të favorshëm sa pretendon Qeveria, atëherë një nga hapat e parë duhet të jetë përcaktimi i pagës minimale në 600 euro.

“Jo 26.000 denarë siç është tani, por aq sa u nevojitet njerëzve për të mbuluar nevojat bazë, shpenzimet bazë, veçanërisht kur fillon viti shkollor dhe kur shpenzimet e jetesës rriten shumë”, tha Filipçe.

Ai bëri të ditur gjithashtu se do të kërkohet rritja e pagave në disa sektorë, me theks të veçantë te shëndetësia dhe arsimi. Filipçe përmendi masat e zbatuara, sipas tij, gjatë qeverisjes së mëparshme të udhëhequr nga LSDM-ja, kur pagat bazë të specialistëve dhe mjekëve u rritën për 40 për qind, ndërsa u rritën edhe pagat e të punësuarve në arsim.

Filipçe tha se rritja e pagave është e domosdoshme përballë shtrenjtimit të jetesës dhe se përmes këtyre kërkesave partia po paraqet qëndrimin e saj ndaj politikave ekonomike të Qeverisë aktuale.

“Qeveria e udhëhequr nga Hristijan Mickoski tashmë ka filluar vitin e tretë të punës së saj dhe në asnjë fushë ne nuk shohim rezultate. Nuk shohim rezultate në fushën e ekonomisë, në shëndetësi, në arsim, në bujqësi”, tha kryetari i LSDM-së.

të fundit

Bogojeski kundërshton propozimin e Shasivarit për provimin e jurisprudencës në shqip

Nacionalisti Petar Bogojeski ka reaguar ashpër ndaj përdorimit të gjuhës shqipe në sistemin gjyqësor, pas propozimit të ministrit të Drejtësisë,…

10 minutes ago

Traktori përfundon jashtë rruge në Pehçevë, humb jetën 66-vjeçari

MPB njofton se një traktor ka dalur nga rruga në Pehçevë, në të cilën ka humbur jetën një 66-vjeçar."Më 21.10.2026…

12 minutes ago

KGjK-ja jep dritën jeshile për marrëveshjen me AKKVP-në, kërkohet garantimi i zbatimit

Marrëveshja synon shkëmbimin e informatave për trajtimin e kërkesave pronësore dhe mbrojtjen e të dhënave personale. Gjatë diskutimit, u ngrit…

16 minutes ago

Ekspertët për gjykatat kushtetuese: Inteligjenca artificiale mund të ndihmojë, por nuk e zëvendëson gjyqtarin

Në 17-vjetorin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, ekspertë nga Kosova, Shqipëria dhe Evropa diskutuan për standardet ndërkombëtare, mbrojtjen e të…

16 minutes ago

Poyet: Palmer mund të bëhet një figurë e nivelit të Hazardit dhe Zolas te Chelsea

Legjenda e Chelseat, Gus Poyet, beson se Cole Palmer mund të arrijë të njëjtat nivele si ikonat e klubit Eden…

19 minutes ago

Të rinjtë refuzojnë sërish Ramën për dialog, studentët përmbysin gurët e betonit para Kryeministrisë

Të rinjtë protestues kanë refuzuar thirrjet për dialog me kryeministrin Edi Rama. Gjatë protestës, studentët kanë përmbysur blloqet e betonit…

19 minutes ago