“Ferrari” ka prezantuar automjetin e saj të parë plotësisht elektrik, të quajtur Luce, i cili do të kushtojë 640 mijë dollarë.
I prezantuar në Romë, modeli i ri sipas drejtorit ekzekutiv të kompanisë, Benedetto Vigna, ka marrë gjysmë dekade për t’u zhvilluar. Emri Luce në italisht do të thotë “dritë”, shkruan klankosova.
Të lidhura
None found
Kjo makinë sjell një qasje ndryshe nga ajo që zakonisht lidhet me Ferrarin, pasi bëhet fjalë për modelin e parë me pesë vende të markës italiane. Ai është realizuar në bashkëpunim me agjencinë LoveFrom, të themeluar nga ish-shefi i dizajnit të Apple, Sir Jony Ive, shkruan BBC.
Ferrari kishte refuzuar më herët idenë e hedhjes në treg të një automjeti elektrik, duke u përqendruar te makinat hibride që kombinojnë benzinën me energjinë elektrike. Tani, kompania ka vendosur ta sjellë këtë EV në treg.
Luce është i pajisur me nga një motor elektrik të prodhuar nga Ferrari në secilën rrotë, çka i mundëson të arrijë shpejtësinë 60 mph (96 km/orë) për rreth 2.5 sekonda.
Ndërkohë, reagimet në mediat sociale për lansimin e modelit kanë qenë të ndryshme, duke nisur nga vlerësime si “drejtpërdrejt në plehrat e rrënojave” e deri te cilësime si një “masterklas absolut në dizajn”.
Në të njëjtën kohë, rivalë të Ferrarit në segmentin e supermakinave, si Lamborghini dhe Porsche, i kanë tkurrur planet e tyre për automjete elektrike për shkak të kërkesës së ulët dhe konkurrencës së fortë nga markat kineze.
