Në fillim të këtij viti, Ferrari prezantoi modelin Amalfi Spider dhe tani po finalizon punën për një tjetër kabriolet.
Momenti më tërheqës është kapja e F80 Aperta nga Derek Photography, teksa dilte jashtë uzinës së Maranello-s për sesione testimi si një prototip i maskuar gjerësisht.
None found
Megjithëse kamuflimi i bollshëm lë të nënkuptohet për një ndryshim rrënjësor në raport me versionin kupé, shumica e modifikimeve duket se përqendrohen mbi zonën e kabinës.
Ndryshe nga Amalfi Spider që vjen me një çati të palosshme elektrikisht, F80 Aperta pritet të pajiset me një mbulesë të heqshme me dorë, duke ndjekur traditën e LaFerrari Aperta.
Kjo hipermakinë e hapur zëvendëson çatinë fikse të kupesë e cila është prej fibrash karboni, me një panel prej pëlhure që pronarët ka gjasa ta depozitojnë në bagazh.
Ia vlen të kujtojmë se edhe paraardhësja e saj ofrohej me një çati opsionale gjithashtu nga fibra karboni, me një përfundim të endur të ekspozuar ose në variantin e zi me shkëlqim.
Ferrari ka planifikuar të prodhojë 799 njësi të kupesë dhe duke njohur filozofinë e markës, ka shumë gjasa që versioni i hapur të jetë edhe më i kufizuar.
Prezantimi i tij mund të ndodhë në një pikë të vitit 2027, pikërisht kur marka italiane do të kremtojë 80 vjetorin e hedhjes në treg të makinës së saj të parë të prodhimit, 125 S.
Automjeti i parë që mbante emrin Ferrari ishte gjithashtu një makinë sportive me çati të zbuluar.
Rrjedhimisht, momenti duket ideal që F80 Aperta të debutojë vitin e ardhshëm.
Edhe pse F80 përdor një motor V6 në vend të V12, kjo nuk i dekurajoi koleksionistët ta blinin atë.
Ferrari i shiti të gjitha kuotat e blerjes për modelin kupé përpara se të dilte në shitje, prandaj nuk do të ishte aspak çudi që edhe Aperta të rezervohej menjëherë.
Duke marrë parasysh çatinë e saj të lëvizshme dhe numrin potencialisht më të vogël të prodhimit, çmimi i saj pritet të jetë më i lartë se ai i versionit kupé, i cili niste nga rreth 3.7 milionë dollarë pa llogaritur opsionet shtesë.
F80 Aperta bën pjesë në listën e 20 modeleve që priten të hidhen në shitje deri në përfundim të vitit 2030, së bashku me modelin elektrik Luce që ka ngjallur mjaft polemika, 12Cilindri Manuale me një kuti ingranazhesh manuale të simuluar dhe potencialisht një 296 Challenge Stradale si variant rrugor i makinës së garës 296 Challenge.
Një tjetër model jashtëzakonisht ekskluziv nga seria Icona pritet gjithashtu të vijë, me gjasë i pajisur me një motor V12 njësoj si Monza SP1/SP2 dhe Daytona SP3.
Sa i përket Luce, Ferrari ka mohuar zërat se po ushtron presion ndaj klientëve të saj më të pasur që të blejnë makinën elektrike për të siguruar një vend në listën e prodhimit për modelet më të veçanta.
F80 Aperta me shumë siguri do të jetë ndër këto modele, por Maranello këmbëngul se këto makina të nivelit të lartë nuk vijnë me kushtin e blerjes së Luce.
Gara për zgjedhjen e drejtuesit të ri të Prokurorisë së Përgjithshme ka hyrë zyrtarisht në fazën e saj të parë.…
Shtatë persona të konfirmuar me ethet e Nilit Perëndimor janë të shtruar në Klinikën Infektive në Shkup.Gjendja shëndetësore e njërit…
Ministrja në detyrë e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI), Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se çmimet e derivateve në Kosovë…
Ministria e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale njofton se ka shpallur thirrje publike për ndarjen e subvencioneve për kyçje në…
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka dënuar ashpër çdo formë të presionit, shantazhit dhe kërcënimit ndaj delegatëve të Kuvendit të…
Epidemiologu Dragan Danillovski, përmes një postimi në rrjetet sociale, tregon se tetë rastet e regjistruara deri më tani të ethes…